Dogana edhe zyrtarisht me drejtor të ri

Ekonomi

Dogana edhe zyrtarisht me drejtor të ri

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 10:39
Drejtori i ri i Doganës Bahri Berisha, me ministrin Hoti dhe Fahri Gashin

(E plotësuar) - Bahri Berisha tani më edhe zyrtarisht e pranoi detyrën e tij të re si drejtor i Doganave të Kosovës. Ai tha se do ta vazhdoi rrugën në ndërtimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të Doganës së Kosovës.

Prezent në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili e uroi drejtorin e ri dhe i ofroi mbështetje.

Hoti tha se Bahriu sot ka marrë një detyrë të rëndësishme dhe se beson se do të arrijë ta kryej punën e tij me sukses.

Hoti: I uroj punë të mbarë drejtorit të ri

“Më vjen mirë që të gjitha reagimet kanë qenë pozitive si nga zyrtarët doganor, si nga shoqëria civile, si nga bizneset për përzgjedhje, e kemi bërë edhe emërimin që e ka bërë kryeministri për Bahri Berisha,... Bahriu sot ka marrë një detyrë të rëndësishme. Gjatë këtij viti Dogana e Kosovës pritet të mbledh 1,108,000 euro që është rekord në të hyrat e doganës, unë besoj që më ndihmën e bashkëpunëtoret stafit të doganës shumë profesional dhe i përkushtuar në punën e tij do të arrihet. Unë i urojë atij punë të mbarë, suksese në këtë detyrë që po e merr dhe garantoj që do të ketë krejt mbështetjen edhe të kryeministrit, ashtu si vet ia përcjelli këtë mëngjes dhe të Ministrisë së Financave’’ tha Hoti.

Ish-ushtruesi i detyrës, Fahri Gashi e cilësoi si një përgjegjësi të madhe, por tha se beson që drejtori i ri do ta kryej me sukses këtë detyrë.

Gashi: Është një përgjegjësi dhe një sfidë

‘’Unë qe disa muaj që jam duke punuar këtu, kam pas nderin të punoj me një staf, me stafin menaxhues edhe oficerët doganor, që është një staf mjaft profesional, është një përgjegjësi dhe një sfide por besoj që drejtori i ri e realizon me shumë sukses detyrën e re’’, tha Gashi.

Drejtori i ri i Doganave së Kosovës, Bahri Berisha tha se do ta vazhdon rrugën e cila është ndërtuar tash e sa vite.

Berisha: Besoj se do të kem përkrahje

‘’Duke qenë se unë jam tash e tetëmbëdhjetë vite në Dogana të Kosovës që nga viti 1999 dhe bartë pozita të larta që nga viti 2003..Për mua kjo sot është një përgjegjësi që ka për ta drejtuar një institucion drejt arritjes së objektivave...Unë do të vazhdoj në e cila rrugë është ndërtuar tash sa vite, ndërtimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të doganës, besoj se do të bashkëpunoj me gjithë stafin e doganës, përkrahjen e Qeverisë po edhe të komunitetit të biznesit’’, tha Berisha.

Emërtimin për drejtor të ri të doganave për Bahri Berishën e ka bërë dje kryeministri Mustafa.

Image
Drejtori i ri i Doganës Bahri Berisha, duke pranuar zyrtarisht detyrën në këtë post

Drejtori i ri i Doganës pranon zyrtarisht detyrën

Drejtori i ri i Doganës Bahri Berisha, ka pranuar zyrtarisht detyrën në këtë post.

Në ceremoninë e pranim- dorëzimit  të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganës, ka folur ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili ofroi mbështetjen e ministrisë që ai udhëheq për këtë institucion.

Drejtori i ri i Doganës Bahri Berisha, tha se është i privilegjuar për marrjen e këtij posti, ndërsa është shprehur se do të kryejë me përgjegjësi të lartë detyrën e sapo pranuar.

Ai shpreson që do të ketë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës gjatë udhëheqjes së tij me Doganën e Kosovës.

Fahri Gashi, ish ushtrues i detyrës se drejtorit të Doganës, është shprehur i bindur se drejtori Berisha do t’a kryejë punën me sukses dhe përkushtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat