Këmbim valutor në Shqipëri, euro në rënie të lirë

Ekonomi

Këmbim valutor në Shqipëri, euro në rënie të lirë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 08:11
ilustrim

Monedha e përbashkët euro prej disa ditësh po shënon një rënie të fortë të saj duke arritur nivelin më të ulët të saj për 2017 në 135.7 lekë. Faktor ndikues është oferta e lartë në treg për valutë dhe kërkesa e dobët nga bizneset si edhe rënia e monedhës në tregun ndërkombëtar. Rënie të lehtë ka shënjuar edhe dollari amerikan duke zbritur nga 127.5 lekë në 126.9 lekë.

Prej tre ditësh monedha e përbashkët europiane po shënon rënie të fortë në tregun e këmbimit valutor. Banka e Shqipërisë raporton në të dhënat zyrtare se monedha e përbashkët euro vijon të dobësohet duke zbritur nën vlerën e 136 lekëve, duke shënjuar nivelet më të ulëta në këto dy muaj të parë të vitit 2017.

Në 8 shkurt sipas kursit zyrtar zbriti në 135.85 lekë pra, 0.23 lekë më pak ndërsa në 9 shkurt BSH njofton se euro është ulur sërish duke u këmbyer  me 135.73 lekë ose 0.12 lekë më pak.

Ekspertët vërejnë se efektet rënëse janë ato sezonale, ku shoqëritë tregtare njohin rënie të volumit të xhiros  dhe trendi rënës do të vijojë deri në datën 20 shkurt, që përkon edhe me pagesën e sigurimeve shoqërore dhe rënia e përgjithshme e nivelit të konsumit krahasuar me fundi e vitit. Por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur euro këmbehej me 138.5 lekë, rënia konsiderohet shumë e fortë. Ekspertët presin që në mesin e muajit mars të kemi përsëri një forcim të monedhës euro, pasi bizneset bëjnë mbylljet vjetore dhe nxitojnë të këmbejnë valutën me lek.

Rënie ka regjistruar edhe dollari amerikan sipas të kursit zyrtar të këmbimit valutor ai nga 127.56  ka zbritur në 126.91 ose 0.62 lekë më pak se një ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat