Përfshirja e masave të reja në pakon e re fiskale lajm i mirë për zhvillimin ekonomik të vendit

Ekonomi

Përfshirja e masave të reja në pakon e re fiskale lajm i mirë për zhvillimin ekonomik të vendit

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 09:15
Këshilli i Investitorëve Evropian

Prishtinë, 12 shkurt 2017 – Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), mirëpret pëerfshirjen e masave të reja në pakon fiskale duke shprehur qëndrimin pozitiv se këto masa do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja.

Shpend Balija drejtor ekzekutiv i KIE- perfaqesues i Investitorëve Evropian në Kosovë  është shprehur në një pronocim për media se” me përfshirjen e masave të reja në pakon fiskale Ministria e Financave po përshpejton dinamiken e punës duke kontribuar në një zhvillim ekonomik në favor të krijimit të vendeve të reja të punës”. 

Për më shumë Balija ka theksuar se puna e cila po bëhet tani është një indikatorë se Kosova ka filluar të lëviz drejt një prosperiteti dhe të ardhmeje e cila e pozicionon Kosovën më mirë përballë vendeve të rajonit kështu duke ofruar një ambient më të mirë të biznesit për kompanitë vendore si dhe investitorët e huaj.

Këshilli i Investitorëve Evropian do të ofrojë bashkëpunimin edhe të mëtutjeshëm në këtë drejtim duke vazhduar të jetë një partner i rënësishëm për eliminimin e barrierave për bizneset vendore dhe ato nderkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat