Danimarka në hall, nuk ka punëtorë për kompanitë

Ekonomi

Danimarka në hall, nuk ka punëtorë për kompanitë

Më: 2 mars 2017 Në ora: 17:06
ilustrim

Në Danimarkë mungesa e punëtorëve ka bërë që kompanitë të detyrohen të ngadalësojnë prodhimin, ose të refuzojnë kontratat me blerësit.

Ndërsa në vendet e tjera numri i të papunëve është rritur, në shtetin skandinav nuk ka punonjës.

Ka sipërmarrës në vend që janë të gatshëm të investojnë miliona euro, por e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë.

Në Danimarkë shkalla e papunësisë nuk e kalon shifrën 4,3 % dhe ekonomia e vendit është në rritje të vazhdueshme.

Danezët kanë filluar një fushatë publicitare për të tërhequr punëtorë pasi nëse kjo situatë vijon ekonomia e vendit mund të shfaqë probleme.

Në parlament u hodh ideja që të hapen zyra në Itali dhe Spanjë e të gjenden punonjës të kualifikuar aty, pasi më mirë të punësojnë qytetarë të BE-së, se sa nga vendet e treta e jashtë saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat