Greqia e interesuar të investojë në Kosovë, edhe pse s’e njeh si shtet

Ekonomi

Greqia e interesuar të investojë në Kosovë, edhe pse s’e njeh si shtet

Më: 7 mars 2017 Në ora: 09:54
Forumi Ekonomik Kosovë-Greqi

(E plotësuar) - Edhe pse Greqia ende nuk e ka njohur Kosovë si shtet të pavarur, dy Ministritë e Jashtme të Kosovës dhe ajo e Greqisë së bashku me edhe me Odën Ekonomike të Kosovës sot në Prishtinë organizuan Forumin Ekonomik Kosovë-Greqi.

Pavarësisht vullnetit për promovim të vlerave ekonomike, raporti tregtarëndërmjet Kosovës dhe Greqisë është tejet negativ.  

Në këtë forum ndërmjet bizneseve kosovare dhe greke, u tha se ky takim duhet të shërbej për avancimin e dialogut, për mundësi të bashkëpunimit jo vetëm në forma klasike, por në forma të avancuara, duke krijuar konozorciume të përbashkëta për prodhime dhe shërbime edhe në tregjet e treta.

Me këtë rast kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha para afaristëve grekë dhe atyre kosovarë, se është koha për ta ndërtuar të ardhmen duke forcuar urat e bashkëpunimit ekonomik me rajon, Evropë dhe më gjerë.

Sipas tij, partneriteti me shtetin grek ka rëndësi multidimensionale. Ai ka shtuar se në aspektin e infrastrukturës në Kosovë janë bërë shumë investime, dhe distanca mes Greqisë dhe Kosovës çdo ditë është duke u minimizuar.

Gërxhaliu: Këtë gadishull Ballkanik ta promovojmë si gadishull të paqes, të vizionit dhe të prosperitetit

“Nuk i bëjmë nder dy komuniteteve të biznesit në qoftë se fokusohemi në këmbimin tregtar, ku në vitin 2016 importi nga Greqia ka qenë 117 milionë euro, ndërsa eksporti nga Kosova më pak se 1 milionë euro. Prandaj, jemi këtu, për ta avancuar dialogun, për të gjetur mundësi për bashkëpunim dhe atë jo vetëm në forma klasike, por në forma të avancuara, duke krijuar konzorciume të përbashkëta , të depërtimit në tregje të treta qoftë me prodhime qoftë me shërbime. Dhe në këtë drejtim, këtë gadishull Ballkanik ta promovojmë si gadishull të paqes, të vizionit, ardhmërisë dhe të prosperitetit”, deklaroi Gërxhaliu.

Ai tha është mjaft me rëndësi të promovohen potencialet ekonomike në këtë gadishull për të dyja vendet.

Sipas tij, në vitin e kaluar raportet tregtare ndërmjet Kosovës e Greqisë ishin 117 milionë euro import, kurse eksporti ishte vetëm mbi 1 milion euro. 

Ambasadorja e Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou, tha se janë të interesuar që të organizojnë këso lloj forumesh për të gjitha palët e interesit ekonomik, Kosovë- Greqi, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik dhe perspektivë.

Athanassiadou: Prej këtyre forumeve të përfitojnë të dyja shtetet

“Kemi pasur shumë ambicie dhe shumë pritshmëri nga takimi i sotëm, dhe presim që të vazhdojnë me rezultate mjaft konkrete. Andaj, në një të ardhme të afërt do të organizojmë shumë forume sektoriale të ngjashme për të gjitha pikat e interesit që mund ketë një zhvillim dhe përfitim për të dyja palët”, theksoi Athanassiadou.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj me këtë rast tha se vizioni i Kosovës është i paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit, me një orientim drejt Bashkimit Evropian.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është e zotuar për një ambient të përshtatshëm për investitorë të huaj.

Murtezaj: Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Greqisë të jenë garanci për stabilitet dhe zhvillim

“Qeveria e Kosovës është zotuar që të krijojë një ambient të duhur për të tërhequr investitorë të jashtëm, me më pak burokraci. Andaj, kjo do të ketë ndikim në krijimin e vendeve të reja të punës. Në vitin 2016 Kosova ka nënshkruar dhe ratifikuar një marrëveshje të rëndësishme siç është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe kjo është me rëndësi sepse është marrëveshja e parë kontarktuale në mes të Kosovës dhe të BE-së. Ne dëshirojmë të bëjmë promovimin e vlerave dhe besojmë shumë që marrëdhëniet e mira në mes Kosovës dhe Greqisë do të jenë garanci për stabilitet dhe zhvillim. Andaj, Kosova do të mbetet e orientuar në këtë drejtim”, tha Murtezaj.  

Ndërsa, sekretari gjeneral për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Tsipras, i ka ftuar nga bizneset e Kosovës dhe ato të Greqisë që të jenë më aktive dhe më inicuese për bashkëpunim sektorët e përfitimeve ekonomike.

Sipas tij, Greqia është një katalizator për strukturë ekonomike, ku në këtë avantazh Greqia është urë lidhëse me gjithë botën për tregti ndërkombëtare.

Tsipras: Kompanitë kosovare dhe greke të jenë më aktive për bashkëpunim

“Kërkohet nga kompanitë kosovare dhe greke që të jenë më aktive dhe më iniciuese për bashkëpunim në fushat dhe sferat e përfitimeve multi-ekonomike. Unë besoj se modernizimi i ekonomisë së Kosovës ka për qëllim përfitimet dhe eksperiencat  nga kompanitë greke duke e eksploruar përparësinë e afrimit gjeografik. Ballkani i ofron mundësinë Kosovës të ketë përfitime në biznes, energji,  në nivel institucional dhe sfidave të reja regjionale sa i perket zhvillimit, paqes, prosperitetit dhe sigurisë”, theksoi Tsipras.

E zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj- Gashi, ka prezantuar para afaristëve potencialin e mundshëm ekonomik të Kosovës për investitorë grekë. Fushat me rëndësi, sipas saj, mbeten fusha minerare, kombinati “Trepça”, fusha e industrisë, fusha e energjetike dhe bujqësia. Për të gjitha këto, Gashi tha se Kosova ka një avantazh dhe resurse që janë të rëndësishme për investitorë të huaj.

 Edhe Kreshnik Thaçi nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë(KIESA) prezantoi platformën e promovimit për të bërë biznes në Kosovë. Drejtori i Doganave të Kosovës, vlerësoi se raporti tregtar ndërmjet Kosovës dhe Greqisë është tejet negative, sipas tij, në vitin 2016 importi nga Greqia ka qenë në vlerë prej 125 milionë euro, kurse eksportet e Kosovës në Greqi kanë qenë vetëm 1 milionë e 200 mijë euro. Ai tregoi se anëtarësimi Doganës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave ka rëndësi të madhe për vendin. 

Kosova raport negativ tregtar me Greqinë?

Me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë, nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës sot është organizuar Forumi Ekonomik Kosovë-Greqi për bashkëpunim ekonomik: sfidat dhe perspektivat.

Me këtë rast kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha para afaristëve grekë dhe atyre kosovarë, se është koha për ta ndërtuar të ardhmen duke ndërtuar ura bashkëpunimi në rajon dhe më gjerë.

Bashkëpunimi ekonomik sipas tij me Greqinë është multidimensional. Ai tha është mjaft me rëndësi të promovohen potencialet ekonomike në këtë gadishull për të dyja vendet.

Sipas tij, në vitin e kaluar raportet tregtare ndërmjet Kosovës e Greqisë ishin 117 milionë euro import, kurse eksporti ishte vetëm mbi 1 milion euro.

Ambasadorja e Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou, tha se janë të interesuar që të organizojnë këso lloj forumesh për të gjitha palët e interesit ekonomik, Kosovë- Greqi, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik dhe perspektivë.

E zëvëndësministrja e MZHE, Besa Zogaj Gashi, ka treguar për potencialin e mundshëm të Kosovës për investitorë grekë. Fushat me rëndësi sipas saj mbeten minierat, Trepça, industria, energjia dhe bujqësia.

Organizohet Forumi Ekonomik Kosovë-Greqi (Drejtpërdrejt)

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë organizon Forumin Ekonomik Kosovë - Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat