Ngriten çmimet e importit për 2 përqind

Ekonomi

Ngriten çmimet e importit për 2 përqind

Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 2 përqind në tre mujorin e katërt të vitit 2016, krahasuar me tremujorin e tretë të këtij viti.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale 9.0 %; instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 3.7 %; lëkura dhe artikujt e saj 3.6%; artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 3.2%; druri dhe artikujt e tij 2.5%; produktet bimore 2.4%. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ku ka publikuar "Indeksin e Çmimeve të Importit”

Po ashtu ngritje të çmimit pati edhe te artikujt e ndryshëm të prodhuar 2.1%; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 1.8%; shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 1.3%; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 0.8%; vajrat ushqyese 0.5%; letrat dhe artikujt e saj 0.4%; si dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 0.1%.

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: metalet bazë dhe artikujt e tyre (-0.8%); mjetet e transportit (-0.8%); këpucët (-0.8%); tekstili dhe artikujt e tij (-0.5%); si dhe produktet e industrive kimike (-0.1%). Ndërkaq, krahasuar me TM4 2015 me TM4 2016 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 1.0%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (4.6%); produktet minerale (4.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (3.7%); druri dhe artikujt e tij (2.5%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (2.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.5%); produktet e industrive kimike (1.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.9%); letra dhe artikujt e saj (0.2%); si dhe mjetet e transportit (0.1%) ”, thuhet në komunikatë.

Ngritja u neutralizua po ashtu kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt e tij (-5.0%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2.5%); këpucët (-2.2%); vajrat ushqyese (-0.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-0.7%) dhe produktet bimore (-0.3%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat