Pesë komuna përfituese të granteve nga Qeveria japoneze

Ekonomi

Pesë komuna përfituese të granteve nga Qeveria japoneze

Më: 9 mars 2017 Në ora: 16:49
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësja kontrate

Qeveria japoneze ka nënshkruar sot në Prishtinë kontrata për pesë projekte të ndryshme. Nga këto projekte do të përfitojnë komuna e Kaçanikut, Lipjanit, Deçanit, Dragashit dhe Klinës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësja kontrate pjesëmarrës ishte  ambasadori i Japonisë në Austri për Kosovën , Kiyoshi Koinuma , i cili tha se Qeveria e Japonisë deri tash ka ndihmuar Kosovën në projekte të ndryshme, vlera e të cilave ka shkuar deri në 1.2 milionë euro.

Koinuma: Kemi ndihmuar në Kosovë me më tepër se 1.2 milion euro

“Sot nënshkruaj 5 kontrata për grante , secili projekt i iniciuar për të përmirësuar standardin e jetës së qytetareve të Kosovës do të nënshkruhen nga unë dhe përfaqësuesit e institucioneve përfituese. Projektet GGP janë zbatuar në Kosovë edhe para pavarësisë së saj, që atëherë ne kemi realizuar 20 projekte në gjithë vendin  kryesisht për të dhen ndihma për shkollat fillore, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe qendra të ndryshme dhe arrijnë një shumë më tepër 1.2 milion euro. Këtë vit për herë të parë në vetëm  një vit fiskal Qeveria e Japonisë ka  miratuar një total prej 5 projekteve në Kosovë. Shuma totale e granteve është 319 mijë e 982 euro”, tha Koinuma.

Ai  theksoi se shuma që është ndarë për këtë vit është më ë larta që është ndare për këtë vit nga Qeveria japoneze.

Njazi Ilazi, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës i ka falënderuar popullin dhe Qeverinë japoneze për ndihmën që i ka ndarë.

Ilazi:  E falënderojmë popullin japonez për ndihmën

“E falënderoj nga zemra popullin japonez , taksapaguesit japonez që kanë bërë të mundur dhurimin e këtij donacioni , një autoambulancë dhe një kombibus. Nga i cili do të përfitojnë pacientët e komunës sonë e në veçanti popullata e fshatrave përreth komunës sonë”, tha Ilazi.

Komuna e Kaçanikut për projektin për pajisjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) ka përfituar nga ky grant 52 mijë e 715 euro . Me këto mjete, komuna do të pajiset me një autoambulancë dhe një minibus. Po ashtu edhe QKMF në Dragash do të përfitojë grant në vlerë prej 72 mijë e 880 euro të cilat do të mundësojnë blerjen e pajisjeve mjekësore.

Me 68 mijë e 229 euro do të përfitojë Komuna e Klinës e cila do të pajiset me një autoambulancë, minibus dhe aparaturë mjekësore.

 Komuna e Deçanit ka përfituar 67 mijë e 475 euro e cila ka planifikuar të pajiset me një automjet të ri zjarrfikës.

Ndërsa Komuna e Lipjanit do të përfitojë 68 mijë e 683 euro me të cilat kanë për qëllim rehabilitimin e Shkollës Fillore dhe të Mesme të ulët “Dy Dëshmorët”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat