Edhe dy muaj kohë operatorëve ilegal, telefonia serbe pajiset me licencë

Ekonomi

Edhe dy muaj kohë operatorëve ilegal, telefonia serbe pajiset me licencë

Më: 11 mars 2017 Në ora: 13:08
Ilustrim

Zyrtarët e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), kanë thënë se i kanë dhënë edhe dy muaj afat shtesë dy operatorëve ilegal që veprojnë në Kosovë, Telenor Serbia dhe VIP Serbia, për të shuar veprimtarinë e tyre ilegale në Kosovë. Telefonia tjetër serbe MTS. D.O.O, është pajisë me licencë nga ARKEP.

Për herë të parë që nga pas lufta, operuesit ilegal janë të “dëgjueshëm” dhe e pranojnë që duhet t’i ndalojnë operimet ilegale në Kosovë. Kp i ka siguruar kërkesat që këta dy operator i kanë dërguar në adresën e ARKEP, ku kërkohet që afati iu tyre i cili ishte deri më 28 shkurt të shtyhet deri më 1 maj.

Kërkesa për vazhdimin e afatit ka hasë në mirëkuptim pasi bordi i ARKEP i ka vazhduar afatin e largimit të pajisjeve ilegale që ishin të vendosura qysh prej përfundimit të luftës në Kosovë deri më 1 maj.

Në letrën e operatorit mobil “Telenor”, dërguar kryetarit të ARKEP thuhet “Ne do të donim të iu falënderojmë për letrën tuaj dhe për informacionin e siguruar në lidhje me kalimin e autoritetit mbi ofruesit e telekomunikacionit në komunat veriore të Kosovës. Ne shprehim falënderimin tonë për të na njohur si aktor (Palë e interesuar) në fushën e komunikimit elektronik dhe ne mirëpresim bashkëpunimin tonë të ardhshëm. Edhe pse vendimi strategjik i Telenor në këtë moment nuk është për të zgjeruar biznesin tonë në tregun tuaj, ne e njohim mundësitë potenciale dhe të mundshme të biznesit. Nga marrja e letrës tuaj ne filluam me zhvillimin e planit të përfundimit të ofrimit të shërbimeve, në mënyrë që të përputhen me porosinë tuaj me sukses. Duke u fokusuar në nevojat e klientëve, qëllimi ynë kryesor është të sigurojë vazhdimësinë e shërbimeve tona elektronike gjatë kësaj faze transite. Ne mund të pajtohemi s e është me interes të ndërsjellë për të siguruar që konsumatorët nuk janë të privuar padrejtësisht nga shërbimi dhe mund të krijohen zgjedhje të mira në tranzicion.”, thuhet në letrën e Telenorit. 

Më pas përfaqësuesit e operatori Telelenor i kërkojnë takim për të diskutuar hapat e ardhshëm në plotësimin e kërkesës, pra të ARKEP, për ndërprerjen e shërbimit në territorin e Kosovës.

Ka siguruar edhe letrën e operatorit VIP Serbia, e cila po kërkon nga ARKEP vazhdimin e afatit për t’i ndërprerë operimet ilegale në veri të Kosovës.“Ne do të donim të konfirmonin se Vip mobile, e cila është degë e Telekom Austria Group në Serbi, ka marrë letrën tuaj nr 017/2/2017 më datë 13 janar 2017. Me këtë dokument, ne u informuam se ARKEP është plotësisht përgjegjës për rregullimin dhe autorizimin e të gjitha aktiviteteve dhe veprimeve të telekomunikacionit në territorin e Kosovës. Kjo letër gjithashtu thekson se, Vip mobile është i detyruar të ndërpresë të gjitha veprimet në territorin e Kosovës nga data 28 shkurt. Ju informojmë se Vip mobile ka nisur tashmë dhe ka organizuar të gjitha aktivitetet e nevojshme në përputhje me kërkesën tuaj.”, thuhet në letrën e VIP mobile Serbia.  Po ashtu, ky operator arsyetohet se koha e dhënë deri më 28 shkurt është e pa mjaftueshme për t’i ndaluar veprimtarit. 

Po ashtu,  ka siguruar edhe përgjigjen e ARKEP-it, drejtuar dy operatorëve ilegal, duke kërkuar nga ata që mos të vazhdojnë me veprimtari të mëtutjeshme.“Ju lutem ta keni parasysh se me këtë letër nuk amnistohen në asnjë rast veprimet dhe operimet e pa autorizuara të bëra në territorin e Kosovës që nga vendosja e administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë , nga 1 qershori i vitit 1999 e tutje deri më sot. Po ashtu , të jeni të informuar se situata paraprake e deritashme nuk e përjashton mundësin që kompania juaj të mund të ofrojë shërbime të komunikimeve elektronike në Kosovë në të ardhmen me kusht të zbatohen plotësisht korniza legjislative dhe rregullative e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrëne  ARKEP-it.Në letër po ashtu ARKEP, ka sqaruar se ARKEP dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit mbajnë të drejtën e ndërmarrjes së të gjitha veprimeve ligjore për ndërprerje të gjitha operimeve të pa autorizuara në Kosovë”, thuhet në këtë letër.

Kryetari i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, ka konfirmuar se ka kërkesa të tilla dhe se bordi i ARKP i ka dhënë afat shtesë dy operuesve mobil kohë deri më 1 maj. Gashi ka thënë se veprimet e deritashme ilegale të të dy operatorëve nuk do të amnistohen. Po ashtu, ai ka treguar se kompania mobile MTS. D.O.O, është pajisë me licencë dhe se ka paguar për veprimet e saj rreth 500 mijë euro.

Sipas Gashit, në bazë të marrëveshjes së Brukselit ata kanë i kanë tre muaj për përcaktim ose shtrirje të infrastrukturës në pjesë në të cilat atyre ju lejohet.
Sipas tij, ata i kanë tre muaj afat për përshtatje të infrastrukturës me frekuencat aktuale që ia ka ofruar  ARKEP-I. Ai  po ashtu ka treguar se ata do të operojnë në 30 lokacione në territorit të Kosovës dhe do të mbulohet një pjesë e caktuar e territorit të Republikës së Kosovës që do të jetë diku rreth 10 përqind.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat