Kosova dhe Italia për rritje të bashkëpunimit ekonomik

Ekonomi

Kosova dhe Italia për rritje të bashkëpunimit ekonomik

Më: 16 mars 2017 Në ora: 15:46
Pamje nga takimi i Bajramit me ambasadorin italian në Kosovë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, e informoi ambasadorin italian në Kosovë Piero Cristoforo Sardi rreth rezultateve që ka shënuar Kosova në reformat ekonomike dhe përmirësimin e mjedisit afarist.

Bajrami tha se Kosova ofron mundësi të shumta për investitorët nga Italia dhe shprehu zotimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur kompanitë italiane të interesuara për të sjellur kapitalin e tyre në Kosovë.

Sipas kumtesës nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,   Bajrami shtoi se pas organizimit të suksesshëm të Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mbajtur në Romë në janar të këtij viti, tani jemi gati t’i presim kompanitë italiane në Kosovë dhe t’i njoftojmë për së afërmi me potencialet dhe me procedurat ligjore dhe administrative në mënyrë që ta kenë më të lehtë fillimin e nisjes së punës në Kosovë.

Ambasadori Sardi tha se Ambasada e Italisë dhe Qeveria italiane janë të gatshëm dhe të përkushtuar që të punojnë ngushtë me institucionet e Kosovës në mënyrë që të nxisin më tej rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat