Pensioni invalidor i punës dhe ai familjar fillojnë së implementuari

Ekonomi

Pensioni invalidor i punës dhe ai familjar fillojnë së implementuari

Më: 20 mars 2017 Në ora: 12:52
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi me pensionistët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka njoftuar se pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar fillojnë së implementuari në Kosovë.

“Sot në Lidhjen e Pensionistëve në mënyrë simbolike prezentova udhëzimin administrativ për pension invalidor të punës dhe njoftova për procedurat për pensionin familjar. Gjatë javës në zyret pensionale mund të merren aplikacionet dhe informatat e nevojshme, kurse ligjërisht nga e hëna e ardhshme (27 mars) mund të aplikohet për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit pensional”, ka shkruar Abrashi në profilin e vet në “Facebook”. Sipas tij këto dy skema të reja pensionale ngrisin mirëqenien e qytetarëve tanë, lehtësojnë proceset e punës dhe na ofrojnë edhe një hap para reformës pensionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat