FMN ofron mbështetje për ATK-në në shumë fusha

Ekonomi

FMN ofron mbështetje për ATK-në në shumë fusha

Më: 21 mars 2017 Në ora: 11:41
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ne takim me kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë, Enrico Aav

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri është takuar me kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë, Enrico Aav.

Ky takim është zhvilluar me qëllim të diskutimit të procesit të bashkimit ATK-DK nga perspektiva e ATK, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për vitin 2017.

FMN, ka ofruar mbështetje për ATK në shume fusha, përfshi organizimin struktural të ATK-së, ngritjen e përmbushjes vullnetare, menaxhimin e borxheve, menaxhimin e rrezikut, modernizimin e njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj, raporti TADAT – performanca institucionale në përgjithësi, hartimin e Planit Strategjik dhe Strategjisë së Përmbushjes, si dhe në temat lidhur me sektorin bankar. 

Drejtori Imeri, falënderoi kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë  Enrico Aav për mbështetjen e deritanishme të FMN-së, në procese të rëndësishme që ka pasur Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë takimit të dyja palët u dakorduan për mbështetjen e mëtutjeshme në fushat potenciale ku ATK ka nevojë për ekspertizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat