Ejupi: Me strukturën e re fatura e rrymës rritet për 36.2 %

Ekonomi

Ejupi: Me strukturën e re fatura e rrymës rritet për 36.2 %

Më: 24 mars 2017 Në ora: 10:46
Zyra e Rregullatorit për Energji në seancën publike dëgjimore

(E plotësuar) - Zyra e Rregullatorit për Energji në seancën publike dëgjimore, ka propozuar strukturën e re tarifore për heqjen e tarifës sezonale.

Heqja e tarifës sezonale  nënkupton  heqjen e sezonit dimëror dhe veror të tarifave. 

Me propozimin e strukturës së re tarifore parashihet që rryma të tarifohet për shfrytëzim ditë dhe natë.

ZRrE parasheh çmimin e konsumit ditor prej 7 centë  për kilovat, ndërsa, 3 centë për kilovat për konsumin e natës.

Po ashtu gjatë kësaj seance publike, ZRrE ka propozuar ulje të tarifës fikse nga 2.5 euro në 1.8 euro.

Por Burim Ejupi nga Instituti INDEP, ka hedhë poshtë vlerësimet e ZRrE-së se me këto ndryshime nuk do të ketë rritje të tarifës. Sipas tij me  hyrjen në fuqi të këtij propozimi, do të ketë rritje të faturave për 36.2 përiqnd.

Ejupi: Me këto tarifa ka rritje të faturave  të rrymës për 36.2 %

Video: “Kur e mora propozimin e juaj për tarifat që i keni propozuar tash me çmim. Unë i mora dy faturat e mia që më kanë ardhur, njëra ke  dhe tjetra e dhjetorit dhe në bazë dhe hera e lexova dhe e pa sa konsumoj, unë po konsumoj njëjte si në sezonin e verës si të dimrit...Tash nëse i fusim tarifat e reja, faturën e dhjetorit mu më ra që mu rryma ka me mu shtrenjtua vetëm 2.4 përiqnd . Po e keni gjet ju qatë tarifën , bllok tarifën taksën, prej 2.5 euro, që po doni me zvogëlua edhe fatura më ra mua e njëjte centë më centë e dhjetorit si konsumatorë . Në rregull tash është shtrenjtuar 2.4 përqind po ju ma keni zvogëluar at që leximin të kuptohemi vetëm një minutë. Fatura e dhjetorit me tarifën  re është centë me cent. Fatura e prillit tani që me tarifën e vjetër që e kam pas 40 përiqnd më lirë mu më shtrenjtohet rryma për 36.2 përiqnd",  tha Ejupi.

Ndërsa Krenar Bujupi, ushtrues i detyrës i Bordit të ZRrE-së,  në mënyrë të përseritur ka hedhur poshtë kalkulimet e Ejupit, duke thënë se  struktura tarifore nuk parasheh rritje.

Bujupi: Nuk ka rritje të tarifave

“Qëllimi i bordit të ZRrE-së ka qenë që mos me pas asnjë lloj ndryshimi në tarifat të cilat janë ristrukturua. Pse se bashe për këtë që kemi ditë që kemi me pas kësi farë lloj komplikime edhe pyetje se kinse po mbështetemi pas strukturës tarifore ndonjë rritje. Ne e kemi bërë aq të qartë për publikun propozimin ku për së pari herë ju kemi paraqitur gjithë kilovatë e shpenzuar siç kanë qenë në 2016-të asnjë ndryshim nuk ka në kliovatë e shpenzuar aktualë.”, tha Bujupi.

Po ashtu ai ka treguar arsyen e propozim ndryshimeve ku sipas tij,  ky propozim ka ardhur  si nevojë për liberalizimin e tregut dhe se  Rregullatori ka arritur në një përfundim se struktura e tanishme tarifore duhet të thjeshtësohet.  

Bujupi: Me ketë propozim kemi thjeshtësuar tarifat              

“ZRrE ka vendosur që ta rishqyrtoj strukturë tarifore si synim që tarifat e ardhshme të kuptohen. Kjo ka qenë një ndër kritikat më të mëdha të strukturës të kaluar tarifore apo të strukturës të tanishme tarifore sepse ende nuk është vendosur për ndonjë ndryshim. Mirëpo për dallim nga hera e kaluar kur kemi bërë diskutim publik për strukturën tarifore tanimë ZRRE ka dal me një propozim konkret të strukturës së re tarifore.  Struktura e re tarifore për konsumatorët shtëpiak është thjeshtësuar deri në atë masë sa ka vetëm tarifa të larta dhe tarifa të ultë. Tarifa e ditës dhe tarifa e natës. Tarifa e ditës është caktuar në apo propozohet në 7 centë ndërsa tarifa e natës propozohet të caktohet në 3 centë. Kjo tarifë do të jetë në fuqi gjatë gjithë vitit dhe nuk do të ndryshohet , pavarësisht edhe konsumit , pavarësisht sezoneve . Ndërsa për konsumatorët komercial i kemi larguar tarifat se zonale tash k emi vetëm tarifa të larta dhe tarifa të ultë.”, tha Bujupi.

Me propozimin e ri tarifor do të eliminohen tarifat sipas blloqeve të nivelit të konsumit dhe do të kalohet në tarifa mesatare.  

ZRrE propozon që të hiqet tarifat sezonale

Zyra e Rregullatorit për Energji në seancën publike dëgjimore, ka propozuar që të hiqet tarifat sezonale. Me këtë propozim nuk do të ketë më sezon dimërore dhe verore të tarifave.

Propozimin e strukturës së re tarifore parashihet që rryma të tarifohet për shfrytëzim ditë dhe natë.

 ZRrE parasheh çmimin e konsumit ditore 7 centë  për kilovatë, ndërsa, 3 centë për kilovatë për natë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat