Nafta mbetet nën 51 dollarë

Ekonomi

Nafta mbetet nën 51 dollarë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Çmimet e naftës kanë qëndruar të hënën në tregjet ndërkombëtare në shkallën nën 51 dollarë, derisa tregtarët përpiqen të vlerësojnë se si do të jenë shanset e liderëve prodhues që të vazhdojnë zvogëlimin e furnizimit edhe pas qershorit.

Në tregun e Londrës çmimi i naftës ka mbetur pothuajse i pandryshuar krahasuar me një ditë më parë dhe është 50,54 dollarë. Në tregun amerikan nafta ka shënuar rënie për 37 centë, në 47,60 dollarë.

Ministrat e disa vendeve anëtare të OPEC-ut dhe disa prodhues të pavarur u takuan vikendin e kaluar në Kuvajt për të analizuar zbatimin e marrëveshjes për zvogëlimin e furnizimit deri në fund të qershorit për gjithsej 1,8 milion barelë në ditë.

Marrëveshja në nëntor të vitit të kaluar ishte arritur ndërmjet OPEC-ut dhe 11 prodhuesve të pavarur, përfshirë edhe Rusinë.

Të dielën këshilli i ministrave pranoi të shqyrtojë mundësinë e zgjatjes së marrëveshjes për zvogëlimin e furnizimit edhe pas qershorit. Me këtë, megjithatë, u hoq dorë nga rekomandimi që furnizimi do të vazhdojë së zvogëluari.

Ndryshe, OPEC në faqen e saj të internetit ka bërë të ditur se çmimi i një bareli të naftës në rafineritë e saja të premten ishte 48,26 dollarë, që do të thotë se ka mbetur pothuajse i pandryshuar në krahasim me një ditë më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat