Abdullahu: Kundër një “brexit-i" jo vullnetar për Ballkanin

Ekonomi

Abdullahu: Kundër një “brexit-i" jo vullnetar për Ballkanin

Nga: A.M. Më: 8 prill 2017 Në ora: 14:46
Zëdhënës i Qeverisë Faton Abdullahu

Zëdhënës i Qeverisë Faton Abdullahu, njëherësh këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa ka komentuar idenë për  një ‘Union tregtar në Ballkan’

Rreth kësaj, Abdullahu ka prezantuar dhjetë konstatime dhe ka thënë se kryeministri Mustafa u tregua pragmatik dhe me sens kur reagoj shpejt dhe drejtpërsëdrejti kundër kësaj ideje në Samitin “Western Balkans 6”.

Postimi i plotë i Abdullahut

Rreth idesë për një ‘Union tregtar në Ballkan’

Kundër një “brexit-i" jo vullnetar për Ballkanin

Ideja e një tregu të përbashkët në Ballkan e një unioni doganor, nuk është vetëm punë tregu dhe ekonomie. Për aq sa nuk është e tillë atë duhet parë dhe vlerësuar edhe në aspektin poltik dhe gjeostrategjik. Kjo ide jo vetëm që nuk është e mirë për shtetin tonë, por është edhe e dëmshme bile edhe e rrezikshme. Ja disa arsye përveç atyre të shumta ekonimke, të cilat më japin të drejtë të konstatoj kështu.

1) Fuqizohet dhe zgjerohet koncepti gjeopolitik- ‘as me Lindjen as me Perendimin’ të cilin e ka si parim strategjik Serbia.

2) Ngadalsohet dhe rrezikohet procesi i përmbylljes së shtetndërtimit të Kosovës.

3) Pa e përmbyllur procesin e shtetndërtimit, Kosova duhet të heqë dorë nga ingerencat e caktuara mëvetësie, në të mirë të funksionalitetit të kësaj tërësie.

4) Krijohen premisa solide për shtrirjen dhe forcimin e Rusisë në Ballkan.

5) Krijohen kushte për zvetnimin e koncepteve evro-atlantike në rajonin tonë.

6) Ngushtohet mundësia e forcimit të pranisë së NATO-s në rajonin tonë.

7) Zvetënohet deri në davaritje Brukseli si qendër orientimi shtytje e konrolli për zhvillime demokratike e liri universale.

8) Forcohen parakushtet, disa herë të pranishme në historinë tonë dhe të rajonit, për ringjalljen e lidhjeve ideore dhe ideologjike, me kultura e koncepte antiperëndiomore.

9) Lindin parakushte për rikthim të hegjemonzmit sllavo-ortodoks antievropian që në unione të tilla në historinë e Ballkanit janë dëshmuar jetëgjate dhe destabilizuae.

10) Kosova do të mbetet jo pak e getoizuar politikisht, sepse fizikisht do të ishte e rrethuar me vende qe nuk i takojnë BE-së.

Kryeministri Mustafa u tregua pragmatik dhe me sens kur reagoj shpejt dhe dretëpërsëdrejti kundër kësaj ideje, qysh në Samitin “Ëestern Balkans 6” mbajtur ditë më parë. Një ballkan - exit jo vullnetar një “BALLEXIT” nuk na duhet aspak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat