Në Serbi bie çmimi i trangujve, po importohen me shumicë nga Shqipëria

Ekonomi

Në Serbi bie çmimi i trangujve, po importohen me shumicë nga Shqipëria

Më: 9 prill 2017 Në ora: 20:39
Tranguj

Çmimi i trangujve të freskët në tregjet e Serbisë, javën e kaluar ka qenë më i ulëti në dhjetë vitet e fundit

Kultivuesit e trangujve kanë pohuar se çmimi i këtyre perimeve vjen si rezultat i importeve ilegale nga Shqipëria.

Familja Stojkoviq nga Leskovci ka mbjellur mbi dy hektarë me tranguj, por ata kanë thënë se nuk e mbajnë mend kur çmimi i tyre ka qenë më i lirë.

Në tregjet me shumicë në Serbinë jugore, janë parë shumë kamionë që importojnë perime nga vendet tjera.

Ministria nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse kanë informata për importet ilegale nga Shqipëria.

Ministria e Tregtisë për B92 ka thënë se ata nuk janë përgjegjës për këtë çështje duke i drejtuar tek Ministria e Bujqësisë. Por as kjo ministri nuk ka dhënë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat