Pako Fiskale 2.0 nga Qeveria bartet në Prizren

Ekonomi

Pako Fiskale 2.0 nga Qeveria bartet në Prizren

Më: 14 prill 2017 Në ora: 09:56
Ilustrim

Pako Fiskale 2.0 pritej që sot të jetë në rend ditë në mbledhjen e Qeverisë, mirëpo mbledhja u anulua dje pasdite, derisa sot diskutimi rreth kësaj pako është bartur në Prizren, ku kryeministri do të mbajë një takim me bizneset.

Pas njoftimit të Qeverisë për anulimin e mbledhjes, Qeveria ka njoftuar se sot do të mbahet takimi me bizneset e Komunës së Prizrenit, ku do të diskutohet në lidhje aprovimin dhe implementimin e Pakos Fiskale 2.0.

Në takim do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat