Përmbushen me sukses kriteret e 3-mujorit të parë 2017 për Programin Stand-by me FMN-në

Ekonomi

Përmbushen me sukses kriteret e 3-mujorit të parë 2017 për Programin Stand-by me FMN-në

Më: 14 prill 2017 Në ora: 14:59
Takimi i rregullt i grupit ndërinstitucional për monitorimin dhe implementimin e marrëveshjes Stand-By me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN)

Nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Financave Agim Krasniqi, të premten u mbajt takimi i rregullt i grupit ndërinstitucional për monitorimin dhe implementimin e marrëveshjes Stand-By me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ky grup, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Financave dhe agjencive nën ombrellën e saj, përfshin edhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.  

Gjatë takimit, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e FMN-së, u raportua mbi arritjen e caqeve fiskale dhe përmbushjen e reformave strukturore brenda periudhës janar- mars 2017. 

Në takim u konkludua se të gjitha kriteret e përcaktuara për periudhën në fjalë janë përmbushur me sukses, përfshirë këtu mbarëvajtjen e nivelit të ulët të deficitit buxhetor dhe disponueshmërinë e rezervave të mjaftueshme fiskale që garantojnë stabilitet ekonomik.

Për më shumë, gjatë takimit u tha se Kosova është afër përmbylljes me sukses të programit brenda këtij viti.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat