Hapen dy panaire, mundësi të reja për studentët dhe turistët

Ekonomi

Hapen dy panaire, mundësi të reja për studentët dhe turistët

Më: 20 prill 2017 Në ora: 10:11
Hapja e panairit

(E plotësuar) - Hapet Panairi Ndërkombëtar i Edukimit, Turizmit dhe Sportit. Qëllim kryesor i Panairit Ndërkombëtar të Edukimit, është informimi dhe ngritja e vetëdijes së studentëve rreth përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional, si dhe mundësive për bursa dhe punë praktike. Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit u ekspozuan pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen nga Agjencitë Kombëtare te Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë.

Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu tha se edhe për këtë vit Ulqini dhe qytetarët e saj janë mikpritës sepse shqiptarët janë turistë për çdo vit. Ai tha se përgatitjet për turistë janë bërë dhe më 1 maj hapet sezoni verore ku ftojë kosovarët të marrin pjesë.

Olte Lame drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, duke i përshëndetur të pranishmit vlerësoi lartë hapjen e panairit për promovimin e turizmit.

Kurse, Arbërie Nagafci, drejtoreshë e arsimit në komunën e Prishtinës, tha se ky panair mundësin promovimin e edukimit dhe në këtë panair po marrin pjesë edhe shkollat profesionale të nxënësve.

Hapen dy panaire në Prishtinë (Drejtpërdrejt)

Sot hapet bëhet hapja solemne e Panairit Ndërkombëtar të Edukimit dhe Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit.

Qëllim kryesor i Panairit Ndërkombëtar të Edukimit, është informimi dhe ngritja e vetëdijes së studentëve rreth përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional si dhe mundësive për bursa dhe punë praktike.

Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit do të ekspozohen pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen nga Agjencitë Kombëtare te Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat