Lajm i keq për qytetarët që rimbursojnë kuponët fiskal

Ekonomi

Lajm i keq për qytetarët që rimbursojnë kuponët fiskal

Më: 21 prill 2017 Në ora: 16:34
Ilustrim

Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, kanë thënë se është e pa mundur të vazhdohet me formën aktuale të rimbursimit të kuponëve fiskale, pasi përveç buxhetit për verifikimin e tyre duhet edhe staf shtesë.

Por me ndryshimin e formës së rimburismit të kuponëve fiskal, përfitimet e qytetareve nuk do të jenë sikur deri më tash. Njohës të fushës së ekonomisë thonë se kjo do t’i dekurajoj qytetarët.

“Ende nuk është zyrtarizuar kalimi në platformën e re të nxitjes së qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal. Mirëpo, jemi duke punuar rreth finalizimit të formës së re, e cila konsiderojmë se do të jetë edhe me e lehtë dhe me e favorshme për qytetarët. ATK-ja për të vazhduar tutje me formën aktuale është e pamundur, pasi që interesimi i qytetarëve është vazhdimisht në rritje, dhe për verifikimin e një numri kaq të madh të plikove duhet staf shtesë, po ashtu edhe mjete financiare”, tha zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyçi.

Deri më tani sipas saj, janë rimbursuar rreth 300 mijë qytetarë. “Që nga fillimi i kampanjës për nxitjen e qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal e deri më tani për TM4 2016, numri i qytetarëve të cilëve u janë përcjell plikot për rimbursim është 299,632 ndërsa shuma e rimbursuar deri me tani është 5,678,545 euro. Ndërsa, vetëm për TM1 2017 deri me tani janë pranuar 215, 146 pliko dhe janë verifikuar 20, 977”, ka thënë zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyçi.

Ndërkaq, Ish-ministri i Financave Haki Shatri ka thënë se forma e grumbullimit të kuponëve fiskale ka qenë e mirë, por që donë punë teknike e po ashtu ka kosto financiare.

Sipas tij, synimet e qeverisë kanë qenë që sa më shumë kuponë të kërkohen, ndërsa tash nëse ndryshon është që të ulet pagesa për rimburisim.

“Aplikimi i formës së deri tanishme ka qenë formë e mirë ndërkaq tash pas ndryshimeve që po pritet do të jetë një dekurajim pasi që do të dorëzojnë më pak kupon. Por synimi me formën e re është që të ulet buxheti i paguar”, tha Shatri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat