AKP shiti 65 asete në vlerë rreth 3 milionë euro

Ekonomi

AKP shiti 65 asete në vlerë rreth 3 milionë euro

Më: 26 prill 2017 Në ora: 15:29
Foto arkiv, shitja e aseteve

Në kuadër të shitjes përmes likuidimit të valës së 31, Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) të mërkurën nxori në shitje 65 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga të gjitha anët e Kosovës, ndërsa nga 88 oferta të pranuara shuma totale nga ofertuesit më të lartë ishte 2 milionë e 821 mijë e 273 euro.

Oferta më e lartë në këtë valë ishte për njësinë numër 31 “Shipad Komerc ” depo në Pejë, me shumën prej 657 mijë e 299 euro. Pas kësaj vjen njësia “Marketing Export” në Ferizaj me shumën prej 400 mijë e 755 euro dhe e treta është  “Agrokultura Toka” në Gjilan, me vlerë 358 mijë e 510 euro.

Ndërsa, oferta më e lirë ishte për njësinë numër 8 “Agushi”, tokë bujqësore në Elezaj, me shumën 2 mijë e 555 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat