Bajrami: Sfida e bizneseve mbetet kualiteti i produkteve

Ekonomi

Bajrami: Sfida e bizneseve mbetet kualiteti i produkteve

Më: 28 prill 2017 Në ora: 16:40
Ministrja Bajrami në ligjëratën me temë “Ambienti i biznesit dhe kontributi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përmirësimin e tij”

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në një ligjëratë të hapur në Kolegjin Iliria, ka treguar për sfidat me të cilat po ballafaqohen bizneset, si dhe sukseset që ka pasur ministria brenda dy viteve të fundit.

Ajo në ligjëratën me temë “Ambienti i biznesit dhe kontributi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përmirësimin e tij”, ka thënë se ambienti i biznesit nuk është përgjegjësi vetëm e ministrisë por e të gjithëve.

Bajrami: Ambienti i biznesit është përgjegjësi e të gjithëve

“Ambienti i biznesit në Kosovë është sfidues. Ambienti i biznesit nuk është përgjegjësi e vetëm një ministrie është përgjegjësi e të gjithëve. Përgjatë 2 vite e gjysmë ne kemi bërë një punë shumë të mira dhe kemi punuar me të gjitha institucionet, qoftë të nivelit qendror aftë të nivelit lokal, me asociacionet e biznesit, me bizneset vet dhe me institucione akademike, në mënyrë që të arrijmë që t’i adresojmë barrierat, me të cilat sot ndërmarrjet tona ballafaqohen. Barriera që jo gjithsesi janë institucionale por janë të formave të ndryshme”, tha ajo.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se sektori privat ka mjaft sfida si rezultat i CEFTA-s.

Bajrami: Sektori privat ka mjaft sfida

“Sektori privat sot ka mjaft sfida, sfidat kryesore janë  pikërisht konkurrenca e madhe që e kemi si rezultat edhe i CEFTA-s, por edhe marrëveshjeve tjera. CEFTA nuk mund të krahasohet me MSA-në për shkak se MSA është një marrëveshje e tregtisë së lirë asimetrike, duke ofruar qasje të lirë në tregun e BE-së, mirëpo produktet e BE-së që vinë në vendin tonë do të lirohen në një periudhë dhjetë vjeçare, ndërkohë që CEFTA ka qenë një marrëveshje komplet e lirë duke u ofruar qasje në tregun tonë pa negociuar asnjë produkt”, tregoi ajo.

Bajrami ka deklaruar se sfida kryesore e ndërmarrësve mbetet orientimi nga tregu, kualiteti i dobët i produkteve dhe shërbimeve dhe ka inkurajuar bizneset dhe asociacionet që të kenë një bashkëpunim më të madh.

Bajrami: Sfida kryesore mbetet kualiteti i produkteve

“Sfida kryesore e ndërmarrësve mbetet orientimi nga tregu, mbetet kualiteti i produkteve dhe shërbimeve, mbetet qeverisja korporatave, mbetet bashkëpunimi me institucionet akademike që ne inkurajojmë të gjitha bizneset dhe asociacionet që të ketë një bashkëpunim më të madh, në mënyrë që ata të hapin dyert për studentët edhe të kolegjit Iliria por edhe të tjera institucioneve akademike që u të trajnoheni dhe të kryeni praktika sa më shumë në ndërmarrjet private”, tha ajo.

Ndërkohë që drejtori i Universitetit “Iliria”, Mixhait Reçi u   shpreh shumë i kënaqur me punën e kësaj ministrie edhe pse bilanci tregtar në Kosovë është negativ.

Ai ishte shumë i kënaqur edhe me realizimin e ligjit për investime strategjike në Kosovë, një ligj që është tepër me rëndësi për rritjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Reçi: Puna e kësaj ministrie është duke u rritur

“Ne e dimë shumë mirë që bilanci tregtar në Kosovë është negative dhe puna e kësaj ministrie është duke u rritë duke dhënë efekte në përmirësimin e këtij bilanci tregtar”, tha ai.

Reci në shenjë falënderimi i dhuroi ministres, Hykmete Bajrami një logo të Universitetit Iliria, një mirënjohje dhe një revistë shkencore “Ilira”, për të cilën është punuar 10 vite dhe është revista më e avancuar në nivelin kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat