Zgjerohen eksportet në sektorin e bimëve mjekësore në Shqipëri

Ekonomi

Zgjerohen eksportet në sektorin e bimëve mjekësore në Shqipëri

Më: 7 maj 2017 Në ora: 13:27
ilustrim

Shqipëria sot zë një vend kryesor në prodhimin dhe eksportimin e bimëve medicinale, që jep një kontribut të rëndësishëm në ekonominë tonë.

Bimë të egra mjekësore dhe aromatike gjenden në sasi të mëdha në fushat dhe malet tona, duke krijuar kështu një mundësi punësimi për më shumë se 100 mijë familje që jetojnë në zonat rurale. Por falë mbështetjes që po jep projekti RisiAlbania duke ndihmuar biznesin e këtij sektori me pajisje të reja, po kontribuon në rritjen e punësimit, cilësisë së prodhimit dhe të ardhurave ekonomike.

Shembull i kësaj eksperience është edhe një sipërmarrje në rrethin e Korçës që për më shume se dy dekada operon në kultivimin, grumbullimin, amballazhimin dhe eksportin e bimëve medicinale. Falë rritjes së kapaciteteve dhe menaxhimit të mirë, shumë shpejt kjo kompani nisi të shtojë sipërfaqet e kultivuara me bimë mjekësore dhe eksportet drejt vendeve evropiane si Itali, Zvicër dhe Çeki, e Gjermani.

Kompania kultivon bimët medicinale dhe i grumbullohen në një territor të konsiderueshëm në pjesën juglindore të territorit të Shqipërisë, që përfshin pothuajse të gjithë qarkun e Korcës, duke u bërë kështu një faktor i rëndësishëm jo vetëm në angazhimin me punë të banorëve të këtyre zonave por dhe rritjen e të ardhurave ekonomike të kë- tyre familjeve. Me kalimin e viteve ky biznes ka investuar shumë edhe në drejtim të farërave cilësore për mbjellje, përsosjes së metodave të përpunimit të bimëve medicinale përmes makinerive modern, duke synuar rritjen e cilësisë për eksport. Me mbështetjen dhe ndihmën e dhënë nga projekti RisiAlbania, kompani ka arritur të sigurojë pajisjet karela, që shërbejnë për tharjen e bimëve të freskëta, duke siguruar rritje të cilësisë dhe vlerave natyrale në eksportet e bimëve medicinale. Ndërsa vënia në përdorim e këtyre pajisjeve ka ndihmuar në rritjen e punësimit.

Zgjerimi i eksporteve, përsosja e teknologjisë së prodhimit dhe përpunimit, rritja e kapacitetit të saj financiar dhe atij njerëzor, janë objektivat e kësaj kompanie të suksesshme në Korçë, por me impakt në të gjithë vendin. Bimët medicinale shqiptare mbajnë erë suksesi kudo që shkojë dhe kompania “Çibuku” shënon një tjetër histori suksesi në radhët e sipërmarrjes shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat