Shënohet Dita e Vetëpunësimit

Ekonomi

Shënohet Dita e Vetëpunësimit

Më: 10 maj 2017 Në ora: 07:16
Ilustrim

Minsitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të shënojnë sot Ditën e Vetëpunësimit.

Dita do të shënohet me një panair njëditor ku do të marrin pjesë më se 30 biznese të vogla, fitues të granteve për zhvillim të bizneseve përmes programit për vetë-punësim, produketet dhe shërbimet e të cilëve – si rrobaqepsi dhe përpunim të ushqimit – janë treguar të sukseshëm.

 Që nga viti 2015, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë mbështetur më shumë se njëqind individë të papunë me ide të qëndrueshme të biznesit për të nisur udhëtimin e tyre sipërmarrës.

Nga trajnimet deri te konsulencat e marketingut e mbështetja financiare, programi i vetëpunësimit përqëndrohet në identifikimin e ideve inovative që prodhojnë rezultate të qëndrueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat