Program mbështetës për ndërmarrjet lidhur me rritjen e aftësive konkurruese dhe të eksportit

Ekonomi

Program mbështetës për ndërmarrjet lidhur me rritjen e aftësive konkurruese dhe të eksportit

Më: 12 maj 2017 Në ora: 13:42
Pamje nga konferenca

Ministrja në detyrë e e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në sesionin informues të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Projekti “Rritja e konkurueshmërisë dhe promovimi i eksportit (ICEP) projekt ky i financuar nga BE.

Këto sesione informuese kanë për qëllim informimin mbi programin mbështetës përmes të cilit projekti ICEP do t’iu ofrojë këshillime profesionale për rritjen e eksportit rreth 30 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Kosovës.  

Në fjalën e saj, Bajrami theksoi angazhimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në fuqizimin e NVM-ve si gjenerues të vendeve të punës dhe rritjes së eksportit.

Ajo  falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët kanë mbështetur në vazhdimësi Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në projekte të ndryshme që kanë ndikuar në përmirësimin e të gjitha shërbimeve të cilat ofrohen për ndërmarrjet e Kosovës.

Bajrami theksoi rëndësinë e projektit “Rritja e konkurueshmërisë dhe promovimit të eksportit,” përkatësisht programit për zhvillimin e ndërmarrjeve i cili është ua mundëson ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të vendit marrjen e asistencës dhe këshillave në mënyrë që të rrisin aftësinë konkurruese dhe të eksportit.

Ministrja Bajrami tha se MTI ka mbajtur sesione informuese në disa komuna të Kosovës për t’i informuar të gjitha ndërmarrjet rreth këtij projekti të rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat