Prodhuesit vendor të rrezikuar nga importi

Ekonomi

Prodhuesit vendor të rrezikuar nga importi

Më: 14 maj 2017 Në ora: 15:21
Menaxheri i fabrikës “Konsoni”, Agim Sahiti

Importi i produkteve të njëjta nga vendet e tjera, mungesa e energjisë dhe mos mbështetja nga Qeveria janë disa nga sfidat me të cilat përballën prodhuesit vendor.

Menaxheri i fabrikës “Konsoni”, Agim Sahiti, tha se si prodhues janë në rrezik nga importi.

Sahiti: Jemi të rrezikuar prej importit

“Si çdo prodhues në Kosovë që i ka sfidat edhe Konsoni i ka sfidat e veta për shkak se dihet mirëfilli se në Kosovë veç janë prodhues është një sfidë e madhe për vetë faktin se jemi të rrezikuar gjithmonë prej importeve, disa të rregullta e disa të parregullta, por megjithatë Kosova është ende në fazën e zhvillimit dhe nuk është aq e fuqishme. Do të thotë prodhuesit nuk janë aq të fuqishëm sa të përballen me prodhues shumë më të mëdhenj dhe një prodhim jo i barabartë me shtetet tjera për shkak se ata shumë më herët kanë qenë të subvencionuar prej shteteve të tjera dhe e kanë arrit atë stazhin e zhvillimit. Kurse në Kosovë jemi në zhvillim e sipër dhe kështu pa ndihmën dhe subvencionet, grantet nuk mundet me ec Kosova, prodhuesit e Kosovës përpara, me arrit atë për me i përballua importet nga shtetet e tjera të cilat janë shumë më të zhvilluar se na”, tha ai.

Menaxheri Sahiti tha se importi po i dëmton shumë, posaçërisht në prodhimtarinë e mishit.

Sahiti: Në prodhimin e mishit na dëmton shumë

“Sidomos në prodhimin e mishit na dëmton shumë për shkak se Kosova ende nuk arrin më tepër se diku 8 përqind me i plotësua nevojat e vendit me këtë lloj prodhimi, kurse sa i përket prodhimit të vezëve Kosova i tejkalon nevojat e veta tash për momentin. Kështu që edhe pse edhe aty ka qenë një sfidë e madhe me e përballu me vite të tëra janë përballur fermerët me probleme të mëdha nga importi, por megjithatë me kredi me mënyra të ndryshme me mund të madh kanë arritur të zhvillohen dhe të arrijnë një prodhim të lartë, do të thotë tash për tash në Kosovë i vetmi produkt që i plotëson nevojat e vendit qind për qind dhe i tejkalon është prodhimi i vezëve. Kurse sa i përket mishit jemi larg, por nëse nuk ndërmerren masa me u mbrojt prodhimi atëherë me vështirësi të madhe do të vazhdojmë më tutje”, tha ai.

Ai bëri të ditur se nga Qeveria e Kosovës nuk kanë marrë ndonjë grant në veprimtarinë e mishit, vetëm se në vitin 2012, kanë marrë një grant prej Bashkimit Evropian.

Sahiti: Nuk kemi marrë ndonjë grant

“Për pula vojse jepen subvencione çdo vit për kokë pule, kurse sa i përket brojlerëve nuk jepet subvencion, grante jepen, ne nuk kemi marrë ndonjë grant, kemi marrë në 2012 prej Bashkimit Evropian një grant, kurse sa i përket qeverive tona nuk kemi marrë ndonjë grant për këtë veprimtari”, tha ai.

Menaxheri i kësaj kompanie tha se thertorja që e kanë ka kapacitet të bëjë therjen e 1500 krerëve në orë, por që i therë vetëm 3 mijë në ditë.

Sahiti: Kemi më shumë kapacitet sesa që i shfrytëzojmë

“Mu për shkak të tregut ne kemi kapacitete shumë më të mëdha sesa i shfrytëzojmë. Si për shembull thertorja jonë e ka kapacitetin diku 1500 në orë me i therë kurse ne i therim 3 mijë në ditë, do të thotë prej 10 mijë krerëve në ditë që ka mundësi deri në 10 mijë e 500 të theren ne i therim 3 mijë 2 mijë e 500 varësisht prej nevojave të tregut dhe plot fermerë të tjerë ka që janë të interesuar dhe ministria e bujqësisë ka dhënë grante për ngritjen e fermave jo shumë të mëdha deri në 10 mijë krerë, por megjithatë edhe ata kanë vështirësi me plasmanin e mallit. Kështu që problemet janë evidente dhe pa një mbrojtje nuk ka mundësi me u zhvilluar me ritme më të shpejta”, tha ai.

Gjithashtu, Sahiti tha se duke qenë se nuk i përmbushin nevojat e vendit me prodhim të mishit, kuptohet se nuk ka vend për eksport.

Sahiti: Së pari ti plotësojmë nevojat e vendit pastaj edhe të eksportojmë

“Vetë fakti që jemi ende diku rreth 7, 8 përqind plotësojmë nevojat e vendit si Kosovë e kam fjalën atëherë kuptohet që nuk ka vend për eksport. Ne duhet të arrijmë një përqindje më të madhe së pari ti plotësojmë nevojat e vendit pastaj edhe të eksportojmë. Por, Kosova ka vështirësi të mëdha për eksport sidomos të prodhimeve bujqësore, prodhimeve shtazore për shkak se dokumentacionit të ndryshëm që kërkohet dhe për shkak se Kosova ende nuk është e barabartë dhe nuk trajtohet njëjtë si shtetet tjera në nivel evropian dhe as në nivel botëror. Do të thotë si Kosovë së pari i kemi ato problemet si shtet që ende nuk i kemi, nuk trajtohemi njëjtë si shtetet tjera është fjala këtu edhe për liberalizimin e vizave edhe shumë probleme të tjera që i hasim ne në këtë problem, për shkak se në Kosovë është një absurditet është qarkullimi i lirë i mallrave, kurse në shtetet tjera kurse qarkullimi i lirë nuk ka. Ne k emi probleme me shkua me vizitua një vend, me mësua diçka apo me kërkua një blerës atje”, tha ai.

Ai tha se të gjitha këto probleme i ka Kosova, pastaj ata si prodhues të Kosovës problemet i kanë edhe më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat