‘Fapoli’ në Podujevë shitet për 555 mijë euro

Ekonomi

‘Fapoli’ në Podujevë shitet për 555 mijë euro

Më: 24 maj 2017 Në ora: 14:05
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka nxjerr në shitje 74 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga tërë Kosova

Në valën e shitjes së aseteve numër 32, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka nxjerr në shitje 74 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga tërë Kosova.

Në këtë valë të privatizimit janë pranuar 65 oferta , ndërsa shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të lartë ishte 3 milionë e 334 mijë e 668 euro.

Oferta më e lartë në këtë Valë të privatizimit ishte për ndërmarrjen shoqërore "Fapoli" në Podujevë në vlerë prej 555 mijë euro nga ofertuesi L61.

Oferta më e lirë ishte për njësinë NBI Rahoveci prona në Hoqë të Madhe në vlerë prej 5 mijë e 232 euro nga ofertuesi L45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat