Banka Botërore miraton kornizën e partneritetit me Kosovën

Ekonomi

Banka Botërore miraton kornizën e partneritetit me Kosovën

Më: 24 maj 2017 Në ora: 15:03
Ilustrim

Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore ka aprovuar kornizën për partneritet ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore për periudhën 2017-2021, ka bërë të ditur përmes një komunikatë për media Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës.

Gjatë periudhës së ardhshme pesë vjeçare, Banka Botërore, thuhet se do të investojë në Kosovë mbi 210 milionë dollarë.

“Korniza për Partneritet ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore ka nëntë objektiva kryesore të cilat janë të grupuara në tre fusha kryesore: përmirësimi i kushteve për përshpejtimin e rritjes së sektorit privat dhe punësimit, forcimi i dhënies së shërbimeve publike si dhe menaxhimi makro-fiskal, dhe promovimi i energjisë së qëndrueshme dhe mbrojtja e ambienti”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Korniza për partneritet ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore, thuhet se do mbështes prioritetet ekonomike dhe sociale të Qeverisë së Kosovës, të paraqitura në Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës 2016-2021, si dhe Programin e Reformave Ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat