Kërkohet rikthimi dhe konfiskimi i tokave dhe objekteve

Ekonomi

Kërkohet rikthimi dhe konfiskimi i tokave dhe objekteve

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 15 qershor 2017 Në ora: 11:04
Ish objekti modern i Qumështores në Fushë Kosovë bashkë me shumë objekte të tjera të ish industrisë ushqimore në Kosovës që pësuan një goditje të rëndë

Nga Qeveria dhe Parlamenti i ri Kosovës që do të konstituohen këto ditë, gjykatat, komunat dhe forcat tjera progresive të cilat që tetëmbëdhjetë  vite me radhë i shikuan duar kryq rrënimin dhe uzurpimin e bazës themelore të pasurisë shoqërore të agrokompleksit  të Kosovës të fillojnë aksionin për rikthimin e tyre nga duar e të gjithë atyre që  i uzurpuan ...

 Sa për ilustrim  po u prezantojmë në këtë shkrimin tonin gazetareske të gjitha pasurit që ishin dikur në agrokompleksin  kosovar  të “Agrokoves” të cilat gjatë tetëmbëdhjetë vjetëve u zhduken si bryma para rrezeve te diellit nga ata që ishin dhe janë  nder dardhë të cilët i hëngrën dhe po i hanë dardhat dhe çdo gjë tjetër që ishte dhe është mbi sipërfaqen e tokës në Kosovës. Atë botë, kur u punonte toka, struktura e të mbjellave në pronat shtetërore në agrokompleksin shtetëror të  KAI “Agrokosovës”  në Kosovës ishin  10.000 hektarë të mbjella me grurë të rendimenteve të larta, 1. 300 hektarë me panxhar sheqer,  3. 500 me kolzë, 3.200 me lule dielli, 5. 500 hektarë me elb të birrës apo gjithsejtë  25.000 hektarë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore...  

Atë botë tërë prodhimtaria e rrushit nga të dy sektorët u grumbullonte në mënyrë të organizuar dhe u dorëzonte në bodrumet moderne të verës në Rahovec, në Krushë, në Suharekë, në Prizren, në Gjakovë, të cilat u përpunofshin në kapacitet më moderne të bodrumeve tona nga të cilat çdo vjet u prodhofshin 6.350 vagonë verë, të cilësisë së lartë dhe pije alkoolike, shumica e të cilës në mënyrë të organizuar plasohet në tregun e përbashkët Evropian me emrin  “Amselfelder”. Ish gjiganti i Agrokompleksit  të Kosovës “Agrokosova”, ajo  e cila që nga diete e para të pas luftës e deri me sot  me gjithë këto  pasurit që pati u zhduken si bryma para diellit?!  Atë botë në këtë tokën  pjellore të këtij  kompleksi, në një sipërfaqe prej 24.161 hektarëve ishin ara, 1.150 pemishte, 4.112 vreshta dhe 450 hektarë livadhe çdo gjë lulëzonte, kurse sot ...

Në kapacitet e prodhimtarisë primare dhe përpunuese të këtij kompleksi ishin në marrëdhënie të përhershmen pune mbi 16.000 punëtor, të cilët në mënyrë të organizuar ishin të renditur sipas parimeve territoriale të Organizatave Themelore të Punës së Bashkuar të prodhimtarisë dhe përpunimit të rrushit, të pemëve, të kulturave bujqësore industriale, të drithërave të bardha, të përpunimit të mishit, të qumështit, të ushqimit të kafshëve e tjera. Këtë e dinë  mire shumica e atyre që sot janë në vend udhëheqëse në të gjitha nivelet në Kosovë, por  ...

Në Kosovë, dikur ishte kënaqësi e madhe t’i shikosh dhe vizitosh  këto  sipërfaqe të  mbjella me pemë, me vreshta, arat me kultura bujqësore, livadhet, kullosat, kapacitete moderne dedikuar prodhimtarisë primare dhe përpunuese, të mullinjve, të fabrikave  për prodhimin dhe përpunimin e sheqeri, të lëngjeve, të pijeve alkoolike, të përpunimit dhe të prodhimeve të mishit, të fermave  për  trashjen  e zogjve  për mish, fermave për trashjen e derrave, lopët qumështore, fermat  e pulave për veze,  fabrikat për prodhimin e vajit, ushqimit për kafshë, përpunimin e farave cilësore, furrat moderne për prodhimin e bukës, fabrika e ëmbëlsirave, bodrumet për prodhimin e verave, fabrika për prodhimin e perimeve të konzevura.                                                                          

Shumica  e kapaciteteve të prodhimtarisë primare dhe përpunuese janë në kolaps të plotë në qytete të Kosovës

Prodhimet  e të gjitha këtyre kapaciteteve të prodhimtarisë primare ushqimore dhe përpunuese atë botë kanë pas plasman të sigurt në tregun e Kosovës dhe ato  ndërkombëtar në një anë, kurse në anën tjetër është ditur se për  këndë  punohet dhe prodhohet.

Sektori shoqëror në këtë kohë përfshinte 47,4 për qind të  popullsisë së përgjithshme aktive dhe 88 për qind të tokës bujqësore. Atë botë agrokompleksi Kosovar kishte sistemin  me të  organizuar të procesit të qarkullimit të mallrave me pakicë dhe me shumicë, të cilat u realizoheshin nëpërmjet gjashtëqind e pesëdhjetë shitoreve, në Kosovë, në Kroaci, në Beograd, në Dubrovnik, në Bregdetin Adriatik të Malit të Zi ,e vende të tjera. Në  këto kapacitete të  prodhimtarisë primare dhe përpunuese të KAI” Agrokosovës” u përpunofshin dhe prodhofshin 1.500 vagonë panxharsheqeri, 3.500 vagonë mish dhe prodhime të tij, 900 vagonë pemë dhe perime, sasi të madhe të miellit dhe produkteve të tij, mbi 4.800 vagonë rrush të cilësisë të lartë, 50.000 hektolitra birrë të njohur të Pejës, 4.600 vagonë qumësht, rreth 3.000  vagonë ushqim për kafshë, lëngje, pije alkoolike, kikirikë, majë , farëra e prodhime të tjera ...

Për përpunimin e prodhimtarisë blegtorale në kuadër të ish sistemit të  KAI” Agrokosovës” kanë  punuar  katër ferma të gjedheve me 2.550 krerë lopë mjelëse, ferma  të derrave me një kapacitet pre 25.000 krerë të derra në vit për majmëri, dy ferma të pulave për veze me një kapacitet prej 250.000 krerë  pulave për mish, ferma e shpesëve për majmurin e bojlerëve me një kapacitet prej 2.350.000 zogjve në vit dhe 450  ferma për majmërinë e vjetëve, kryesisht dedikuar nevojave të kapaciteteve përpunuese të Industrisë së mishit dhe prodhimeve të tij në Fushë  Kosovë dhe Prizren.

KAI “ Agrokosova” atë botë, në mesin e gjashtëmbëdhjetë mijë  punëtoreve kishte njëzet e tre doktorë të shkencave, njëzet e tre magjistra, treqind e tetëdhjetë inxhinier të bujqësisë me kualifikim të lartë, shtatëqind e katërmbëdhjetë punëtor të kualifikuar. Të gjithë këto të arritura ishin dikur, kurse sot shumica prej këtyre kapaciteteve të prodhimtarisë primare dhe përpunuese janë në kolaps të plotë në shumicën e qytete të Kosovës, të cilat  janë të demoluar, janë vjedhur dhe fshirë nga sipërfaqja e dheut  si bryma para rrezeve të diellit në periudhën e pas luftës, kur në Kosovë pushtetin e kanë pas në dorë shqiptaret ?!...

Duke u “falënderua kontributeve” të gjithë atyre që gjatë tetëmbëdhjetë vjetëve e plaçkiten dhe  e rrënuan çdo gjë të pronës shoqërore  që  ishte mbi tokën e Kosovës ka ndikuar që situate  në ish  agrokompleks  dhe ekonomin në Kosovë në përgjithësi të jetë alarmuese, sepse që  tetëmbëdhjetë  vite radhazi  nuk ka pas kurrfarë mobilizimi për rimëkëmbjen e tyre, e kjo ka ndikuar në rrënimin e bazës themelore të agrokompleksit dhe ekonomisë  në Kosovë, gjë që negativisht ka ndikuar në grumbullimin e shumë  çështjeve me rendësi jetike, sidomos për shtresat e varfra, standardin  i të  cilëve sot  ka ra  në shkallën më të ulët se sa asnjëherë me pare?! Sot kapacitetet e prodhimtarisë primare ushqimore dhe përpunuese, të cilat  dikur kanë qenë shembull i mirë  për  cilësisë së  lartë  në Kosovë, në Ballkan  dhe deri në Amerikën e largët, janë  në kolaps të plotë, a shumë prej tyre janë demoluar, janë vjedhur dhe fshi nga sipërfaqja e dheut, përgjegjësit  i  mbajnë ata që sot po i  prijnë këtij populli  dhe këtij shteti në të gjitha nivelet.   

Andaj njerëzit e pa punë dhe shtresat e varfra, kërkojnë nga ata që folën dhe premtuan dhe po premtojnë  që tetëmbëdhjetë vjet  me në fund të kalojnë nga fjalët dhe premtimet boshe  në aksione konkrete...                                                                                                               

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat