OAK: Të shtyhet mbledhja e premiumeve

Ekonomi

OAK: Të shtyhet mbledhja e premiumeve

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 13:47
Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të shtyhet fillimi i mbledhjes së premiumeve për Sigurime Shëndetësore.

OAK thotë se me kërkesë të bizneseve,  i drejtohet Qeverisë së Kosovës që të pezullojë zbatimin e Ligjit për mbledhjen e premiumeve për sigurime Shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 Korrik 2017.

Sipas OAK, bizneset kërkojnë periudhën e nevojshme që të bëjnë përgatitjet e duhura në mënyrë që të jenë më të involvuar në këtë proces.

“Mospërmbushja e shumë kritereve të parapara me ligj,si dhe mos informimi i duhur ka shkaktuar huti në mesin e afaristëve, në këtë mënyrë bizneset e agrumentojnë shtyrjen e mbledhjes së premiumeve dhe shtyrjen e zbatimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore”, thuhet në reagimin e OAK.

OAK i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 Janar 2018, me qëllim që të ketë një informim sa më të mirë të komunitetit të afaristëve dhe të ketë edhe një konsultim të gjerë me përfaqësuesit e biznesit në Kosovë.

“OAK i kërkon Qeverisë së re që procesi i dialogut me përfaqësuesit e biznesit të filloi përmes një dialogu gjithpërfshirës me akterët, që do të mundësonte të kishim një ligj për sigurime shëndetësore që i duhet Kosovës”, thuhet në fund të reagimit të OAK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat