Vazhdon mbështetja e shtetit gjerman për ATK

Ekonomi

Vazhdon mbështetja e shtetit gjerman për ATK

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 16:11
Pamje nga takimi

Një delegacion nga Administrata Tatimore e Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, Sakip Imeri, ka qëndruar në Mynhen dhe Augsburg të Gjermanisë, për vizitë zyrtare në Ministrinë e Financave dhe në Administratën Tatimore të Bavarisë.

Pjesë e këtij delegacioni kanë qenë edhe zyrtarë nga organizata gjermane GIZ, projekti për reformë në Administratën Publike.

“Qëllimi i vizitës është marrja e praktikave me te mira tatimore të Bavarisë në zhvillimet institucionale dhe përcaktimi i projekteve të reja për zhvillimin e kapaciteteve të ATK-së, si dhe modernizimin e proceseve të saj. Administrata Tatimore e Bavarisë ka përkrahur Administratën Tatimore të Kosovës, që nga viti 2010,  kryesisht në ngritjen e njohurive të stafit përmes organizimeve të trajnimeve dhe seminareve te ndryshme për legjislacionin tatimor. Gjithashtu, me ndihmën e eksperteve nga Republika se Bavarisë , ATK ka themeluar  njësinë administrative-ZGJONA, e cila ndryshe në Administratën Tatimore të Bavarisë njihen si njësia BUSTRA. Së fundi me përkrahje nga ekspertet nga Bavaria dhe GIZ, ATK është duke zbatuar edhe kontrollet elektronike, të cilat kanë ndikuar në reduktimin e kohën së kontrollës. Po ashtu, përkrahje tjetër ATK ka marr për ngritjen e kapaciteteve në Drejtorin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligje ncës. Vlen të theksohet qe Administrata Tatimore e Kosovës është institucioni i vetëm në rajonin e ballkanit, i cili ka filluar zbatimin e këtyre dy projekteve administrative, model i Entitetit Tatimor Bavarez”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Sipas ATK-së, kjo vizitë ishte mundësi e mirë e njoftimit për së afërmi të dy institucioneve, të cilat po ashtu u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha dhe projekte tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat