58 punëkërkues nga Kosova do të fillojnë shkollimin profesional në Gjermani

Ekonomi

58 punëkërkues nga Kosova do të fillojnë shkollimin profesional në Gjermani

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 13:56
Konferenca

Agjencioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë ka zhvilluar takimin përmbyllës me 58 punëkërkuesit nga Kosova, të cilët pas përgatitjes së tyre 10 mujore do të fillojnë shkollimin për aftësim profesional tre-vjeçar në Gjermani, në profesionin “ Përkujdesje ndaj të moshuarve”.

Drejtori i APPK-së, Bedri Xhafa tha se ky projekt është realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjen sociale, Diakoninë dhe se interesimi i  shkëlqyer në mes punëdhënësve dhe kandidatëve në Gjermani ka bërë të vazhdojë ky projekt.

Ai më tej tha se në Gjermani nuk po dërgojnë vetëm profesionistë por edhe njerëz që e prezantojnë rendin dhe kulturën tonë.

Xhafa: Kandidatët po prezantojnë kulturën tonë

“ Pikërisht për shkak që punëdhënësit në rend të parë dhe kandidatët që tani më janë në Gjermani kanë treguar një koperacion kanë tregu një interes të shkëlqyeshëm të dyanshëm, ka rezultu vazhdimi i projektit sepse shumë shpesh është njëri prej kandidatëve atje që e përmend  që thotë ne e kemi marr një barrë mbi supet tona që të jemi një pasqyrë e shoqërisë nga Kosova, sepse ne nuk po çojmë vetëm njerëz profesionistë, por në një mënyrë po e prezanton edhe rendin dhe kulturën e shoqërisë kosovare”, tha ai.

Xhafa tha se kandidatët  kanë arritur deri në fazën e fundit  dhe janë të përzgjedhur për proceset e mëtejshme.

Ndërsa bashkëpunëtori ndërkombëtar i Diakonisë, Johannes Flothow,  tha se 95% e  tyre më herët kanë migruar në Gjermani për arsye të bashkëjetesës apo martesave, mirëpo me ndryshimin e ligjit për migrim në Gjermani kjo gjë ka ndryshuar.

Flothow më tej ka shtuar se në Kosovë duhet të paguhen ata persona që kanë për qëllim të arrijnë një kualifikim.

Flothow: Pagesa prej 800 eurosh rrit numrin e personave të interesuar për aftësim në Gjermani

“Pika kryesore ka qenë kur është përmend mësimi dual i shkollimit i cili edhe gjatë atyre tri viteve personat paguhen për atë kjo nënkupton që në atë kohë pagesat kanë qenë mesatarisht 800 euro në muaj gjatë vitit të parë të shkollimit, kështu që zotëri Xhafa në ato momente ke thanë që pasi pagesa do të jetë aq e lartë atëherë ne me siguri kemi me gjet mjaftë persona të cilët kanë me pas  interesim për këtë lloj aftësimi në Gjermani”, tha ai.

Sipas Flothow gjetja e institucioneve që  pranojnë punëtore nga Kosova ka qenë jo e lehtë sepse sipas tij qytetaret e Kosoves nuk e kanë pasur një emër të mirë në Gjermani.

Flothow: Nuk ka qenë e lehtë gjetja e institucioneve që donin të punon me qytetare nga Kosova

“Detyra ime në Gjermani pastaj ka qenë ti gjej disa institucione të cilët kanë pranuar që të kenë punëtorë nga Kosova të cilët edhe do të shkollohen në laminë “Përkujdes ndaj të moshuarve”. Kjo në fillim nuk ka qenë fare e lehtë. Kosovarët jo medoemos e kanë pasur një emër të mirë në Gjermani”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat