Kosto e rehabilitimit të hekurudhave të Shqipërisë mbi 427 milionë euro

Ekonomi

Kosto e rehabilitimit të hekurudhave të Shqipërisë mbi 427 milionë euro

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 16:10
Ilustrim

E gjithë kosto e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor shqiptar i kalon 427 milionë euro.

Ministria e Transportit ka në dorë raport vlerësimin ekonomik të rrjetit hekurdhor shqiptar, që përfshin të gjitha linjat ekzistuese, me stacione fundore, Hanin e Hotit në veri, Vlorën në jug dhe Pogradecin në juglindje.

Po ashtu janë përfshirë linja Tiranë-Durrës, dhe dy segmentet që përdoren për mallrat, njëra linjë shkon në Ballsh dhe tjetra tek fabrika e çimentos në Fushë Krujë.  Për linjën Tiranë-Durrës projekti është gati dhe financimet janë garantuar, vetëm rehabilitimi i këtij segmeti shkon 40 milionë euro sipas studimit.

Investimi në total përfshin edhe 46,4 milionë euro që nuk janë të përfshira në këtë studim. Këto para lidhen segmetin e ri në drejtim të aeroportit të Rinasit dhe mjetet e reja që do të përdoren, lokomotiva dhe vagonë. Sipas parashikimeve ky investim përfundon 2 vjet nga data e fillimit të punimeve.

Hekurudhat po shihen si një mundësi e uljes së kostos së transportit të mallrave dhe ndërlidhjes rajonale, por për këtë duhet shkurtuar koha e udhëtimit.

Investimet duhen parë në këtë drejtim pasi aktualisht shpejtësia maksimale operative në hekurudhë është 40 km/orë. Kufizimet e shpejtësisë vijnë kryesisht si rezultat i gjendjes së shinave dhe vendkalimeve të paautorizuara.

Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Kapaciteti teorik me këto mjete është 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit.

Në vitin 2006, qeveria shqiptare ka nënshkruar Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me Bashkimin Evropian. Ku që parashikuar që Hekurudha Shqiptare do të ristrukturohet sipas parimeve të BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat