AL Petrol tani me bazën e saj për derivate në Porto Romano - Durrës

Ekonomi

AL Petrol tani me bazën e saj për derivate në Porto Romano - Durrës

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 14:16
Baza e re në Porto Romano - Durrës

Kompania AL Petrol bëhet kompania e parë dhe e vetme nga Kosova me deponi të derivateve në Porto Romano, Durrës.

Royal Trade Company është baza ku shkarkohen anijet moderne që sjellin derivate nga rafineritë më prestigjioze të botës. Më pas nga këtu autobotet furnizojnë Ballkanin dhe pikat e kompanisë AL Petrol në tërë Kosovën e që janë rreth 70 sosh. 

Në mënyrë që klientëve tu ofrohet kualitet sa më cilësor kompania ka investuar në këtë deponi moderne, njofton presidenti i Kompanisë AL Petrol, z. Latif Kryeziu.

“Ëndrra jonë u realizua, çdo herë kemi investuar që të jemi sa më të sigurt se çfarë cilësie të derivateve po ju ofrojmë konsumatorëve, dhe si vazhdimësi e kësaj është edhe ky investim në pikën Porto Romano në Durrës,”, konfirmon z. Kryeziu.

Ndërkaq bëhet e ditur që investimet e kompanisë AL Petrol nuk do të ndalen me kaq por do të vazhdojnë ngase sipas përfaqësueseve të kompanisë vetëm kështu do të jenë në hap me kohën dhe sa më afër konsumatorëve.

Z. Kryeziu shtoi se kërkesat e tregut dhe furnizimi i konsumatorëve me derivate të standardeve botërore do të jenë misioni i kompanisë AL Petrol. 

Info shtese për  Royal Trade Company

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të furnizohen me derivate cilësore dhe çmime të volitshme, në deponin, Porto Romano Durrës, mund të kontaktojnë në numër telefoni 00355696401496  apo përmes e-mail: [email protected].

Ndërsa për furnizim në depozitat e AL Petrol, në Kosovë mund të kontaktoni në këtë numër telefoni 049 940 088  apo në e-mail: [email protected]

Image
Baza e re
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat