Dollari stabilizohet ndaj valutave tjera

Ekonomi

Dollari stabilizohet ndaj valutave tjera

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 18:19
Dollari

Dollari sot në tregjet ndërkombëtare ka mbetur në nivel stabil ndaj valutave tjera, duke rikthyer një pjesë të humbjeve të intensifikuara pasi në fokus të investuesve ishte mos suksesi i reformave të sistemit shëndetësor në SHBA.

Indeksi i dollarit sot u forcua 0,2 për qind, në 94,780 poenë, derisa dje ishte 94,476 poenë, duke arritur nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit të kaluar.

Euro shënoi ngritje të ulët ndaj dollarit, në 1,1534 dollarë.

Dollari ka mbetur i pandryshuar ndaj jenit japonez, në 112,065 jenë, derisa dje për një kohë të shkurtër rrëshqiti në 111,685 jenë, shkalla kjo më e ulët që nga 27 qershori.

Valuta amerikane ndodhet nën presionin e pritjeve të tregut për ngritjen e shkallës së kamatës nga ana e bankës Fed. Përveç kësaj, dollari është goditur edhe nga reformat e pasuksesshme në shëndetësinë amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat