Nga tani Prince Caffe edhe në KFC

Ekonomi

Nga tani Prince Caffe edhe në KFC

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 14:02
Ky brend i njohur Amerikan nga viti 2016 ka shtrirë rrjetin e saj edhe në Kosovë, filimisht në Prishtinë e më pastaj edhe në qytetet tjera.

Sot në ambientet e Devolli Corporation është bërë nënshkrimi i marrëveshjës së bashkëpunimit në mes përfaqësuesëve të kësaj kompanie dhe atyre të Kentucky Fried Chicken (KFC) për furnizimin me produktet e Prince Caffe.
 
E themeluar në SHBA nga Kolonel Harland Sanders, KFC është një ndër rrjetet më të mëdha të restauranteve të ushqimit të shpejtë në botë. Ajo është prezente në 123 vende të botës me mbi 20,000 lokacione në mbarë botën.

 Ky brend i njohur Amerikan nga viti 2016 ka shtrirë rrjetin e saj edhe në Kosovë, filimisht në Prishtinë e më pastaj edhe në qytetet tjera.

 Prince Caffe e cila prodhohet nga Devolli Corporation është një ndër produktet më të njohura Kosovare dhe eksportohet në mëse 20 vende të botës duke përfshirë edhe SHBA-të. 

Produktet e Prince Caffe janë çertifikuar nga institucionet më të larta ndërkombëtare për auditimin e cilësisë së produkteve ushqimore. 

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga tani produktet e Prince Caffe do të jetë prezent edhe në rrjetin e KFC.

Përfaqesuesit e dy kompanive u zotuan se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tepër duke u zgjëruar edhe në fusha tjera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat