Kjo është paga mesatare në Kosovë në ”punë të shtetit”

Ekonomi

Kjo është paga mesatare në Kosovë në ”punë të shtetit”

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 18:04
ilustrim

Ndonëse Kosova ‘vlon’ nga papunësia, synimi kryesor i punëkërkuesve të rinj del të jetë akomodimi me një vend pune në institucionet publike. Tërë kjo përshkak të nivelit të pagës me të cilën karakterizohet ‘puna e shtetit’.

Kjo po dëshmohet edhe nga matjet e bëra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Në vjetarin e publikimeve, në rangun e pagës mesatare neto bëhen të ditura këto të dhëna.

Në shërbimet e përgjithshme paga neto mesatare e paguar në baza vjetore në administratën e shtetit del të jetë 517 euro. Pagë më e lartë del të jetë në institucionet e rendit, plotë 526 euro.

Ndryshe në arsim kjo pagë shënon 432 euro, shëndetësi 495 euro, ekonomi 428, 381 rekreacion dhe kulturë e në ambient 426 euro.

Në total në bazë të matjeve paga mesatare e paguar në baza vjetore në administratën shtetërore del të jetë 453 euro. Në vitin 2015 kjo pagë ishte 458 euro. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat