Gjuka: Kosova shpëton nga kriza energjetike

Ekonomi

Gjuka: Kosova shpëton nga kriza energjetike

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 18:22
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka ne konferencen per media

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, ka bërë të ditur në një konferencë për media të mbajtur në orët e pasdites se KEK-u ka arritur marrëveshje, fillimisht me dy familje, e që i mundëson korporatës që të vazhdojë nxjerrjen e thëngjillit në fshatin Shipitullë.

Kjo sipas tij eviton krizën energjetike për të cilën ishte vet  Gjuka që  kishte alarmuar para disa ditësh se Kosova mund të përballet me krizë energjetike, pasi ka vetëm edhe dy javë rezerva thëngjilli.

Gjuka: Sot kemi një lajm të mirë , dy familje kanë reflektuar

“Sot kemi edhe dy familje, familja Grajçevci edhe Berisha të cilët kanë reflektuar pozitivisht , kanë treguar një reflektim pozitiv e kanë pranuar ofertën e përgatitur disa muaj më herët . Por pse e them këtu  për arsye se këto dy familje kanë qenë në zonën e parë të punës të eskavimit të minierës apo zgjerimit të minierës....Kjo ofertë i mundëson KEK-ut  që nga nesër një pjesë e minierës në pjesën e epërme të fillojë me operime. Iu bëj thirrje edhe banorëve të tjerë, që kanë ndërtesa apo shtëpi , ose konstrukte që po i quajmë profesionale për mënyrën që janë në atë pjesë që t’i bashkohen këtyre familjeve dhe ta debllokojnë situatën dhe të kalojnë këtë situatë e cila nuk është e lehtë”,  tha Gjuka.

Gjuka tha se KEK është duke punuar me institucionet edhe për koordinim dhe implementim të ligjit sipas tij cilit ka marrë premtime edhe nga ministritë përkatëse që më 10 gusht do të bëhet një dëgjim publik dhe siq tha ai ky është premtim i kryeministrit në detyrë Isa Mustafa.

I pyetur se shumë prej zyrtarëve e kanë fajësuar atë për gjendjen energjetike dhe krizën, drejtori i KEK-ut tha se nuk ka pasur kohë të dëgjojë deklaratat e askujt pasi që ka qenë i angazhuar për zgjidhje të problemit.  

Gjuka: Nuk kisha kohë të dëgjoj deklarata

“Me keqardhje nuk kam mundur t’i përcjell secilin çka ka fol. Po e kisha shumë të qartë KEK-u nuk ka mandat ligjor nuk ka mundësi ekzekutive për arsye se janë organet tjera në bazë të ligjit që janë për këto çështje . KEK këtë proces e ka nisë në vitin 2012 . Ju e dini në çfarë kohe kanë nisë ndërtimet,  edhe një herë iu bëj thirrje për pasqyrim të drejtë dhe kërkojmë mirëkuptim. Është koha të  bëjmë zgjidhje. Unë sot këtu jam për të dhënë lajmin se ka zgjidhje dhe zgjidhja duhet të kërkohet dhe të insistohet”, tha Gjuka.  

Gjuka ka shtuar se KEK ka përgjegjësi publike dhe se KEK është ai që bënë zgjidhje të problemeve dhe jo të krijojë probleme. Ai tha se KEK-u nuk ka mandat ligjor që t’ia ndalojë ndokujt ndërtimet që kanë ndodhë në zonën e interesit.

Gjuka: KEK është për të zgjidh probleme

“Ju e dini që KEK-u apo çdo institucion qoftë , inspektorat, ministri përkatëse punon në bazë të ligjeve. ju e dini që KEK nuk ka mandat ligjor , nuk ka mundësi ekzekutive ti ndaloj ndërtimet që kanë ndodh në atë pjesë”, tha Gjuka.

Drejtori ekzekutiv, Arben Gjuka u ka bërë thirrje edhe banorëve të tjerë të Shipitullës t’i pranojnë ofertat e kësaj korporate në mënyrë që të shmanget kriza për sezonin e dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat