Vreshtarët e Kosovës në hall me shitjen e rrushit

Ekonomi

Vreshtarët e Kosovës në hall me shitjen e rrushit

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 22:38
Rrushi

Rahoveci njihet si vend i prodhimit të rrushit. Mirëpo, kultivuesit e kësaj kulture janë në hall.

Veç dëmeve nga kushtet atmosferike, telashe vreshtarët kanë edhe me shitjen e produktit të tyre.

Sipas Afrim Sharkut, kryetar i Shoqatës së Vreshtarëve të Kosovës, telashet u shtuan pas një udhëzimi administrativ të lëshuar nga Kroacia, si importuesi më i madh i rrushit nga Kosova. Ata nuk po kanë mirëkuptim as nga prodhuesit e verës.

“Do të takojmë vreshtarët dhe vertarët e do të kërkojnë zgjidhje edhe nga Qeveria”, thotë ai.

Vreshtarët shprehen skeptik se zgjidhja e duhur do të gjendet për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat