Femrat të diskriminuara, pak prej tyre udhëheqin biznese

Ekonomi

Femrat të diskriminuara, pak prej tyre udhëheqin biznese

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 00:19
Ilustrim

Femrat vazhdojnë të jenë të diskriminuara sa i përket punësimeve dhe pozitave të larta nëpër kompani.

Madje edhe pronësia e kompanive shumica është nën “patronatin” e meshkujve.

Sipas një raporti të ASK-së, ende gjinia femërore mbetet me e anashkaluara sa i përket pozitave të larta menaxhuese nëpër kompani.

Ndërrmarrjet  shumica udhëhiqen nga meshkujt.

Sipas  raportit të ASK-së, numri i ndërrmarrjeve me pronar meshkuj është mbi 1 mijë, përkatësisht 1774. Ndërsa, pronare femra janë vetëm 247 që është një numër i vogëi krahasuar më meshkujt.

Por, përveç këtyre ka edhe ndërrmarje që udhëhiqen nga dy gjinitë e që janë 216 të tilla.

Poashtu, një të gjetur që theksohet në këtë raport është se numri i ndërmarrjeve ekonomike   në Kosovë ka pësuar rënie.

Në tremujorin e dytë (prill-qershor) janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 237 ndërmarrje.

Mirëpo,  në krahasim me vitin 2016, dhe tre mujorin e parë të vitit 2017, ky numër është zvogëluar 21.5 % më pak.

Prodhimi në Kosovë del të jetë më dobët, kjo për shkak se ndërmarrjet e regjistruara të këtij viti sa i përket prodhimit është e vogël, ku janë gjithsej 234 ndërmarrje prodhuese.

Më së shumti llojë të ndërmarrjeve që janë regjistruar merren me tregti e cila edhe dominon për nga numri, ku gjithsej janë 623 kompani të tilla apo 28.0 për qind.

Pastaj, vjen akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim e cila është me 278 ndërrmarje të regjistruara, ndërtimtaria me 202 etj. Ndërsa, ndërmarrjet që merren me aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike janë 189 që shënon një numër të vogël.

Sa i përket të punësuarve, nga 1 deri 4 të punësuar përbëjnë 2 mijë e 150 ndërmarrje, ndërsa kategoria më më shumti të punësuar 20 deri 249 të punësuar përbëjnë 8 ndërmarrje të regjistruara. Kurse, kategoria mbi 250 të punësuar me një ndërmarrje nuk ka asnjë.

Komuna e Prishtinës është ajo që prin për nga numri i kompanive të regjistruara e cila ka 613 ndërmarrje të regjistruara, pastaj vjen Ferizaj me 202 ndërmarrje, Prizreni me 175, Peja me 139  etj.

Nga 2237 ndërrmarrje, shumica janë vendore ku gjithsej janë 2 mijë e 46, të përbashkëta (Vendore dhe të huaja) janë 181, ndërsa të huaja janë 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat