Ngritën çmimet e prodhimeve bujqësore

Ekonomi

Ngritën çmimet e prodhimeve bujqësore

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 15:57
Ilustrim

Në tremujorin e dytë të këtij viti, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 3.94 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për 6.39 përqind.

Pra, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 0.16%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Kështu thuhet në kumtesën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“.

“Për të bërë krahasime dhe për t'i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për tremujorët e dytë të viteve 2010-2017 dhe për vitin bazë 2010. Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në këtë publikim veçohet në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat