Rregullatori korporativ australian njoftoi sot se do të bëjë hetime për bankën Commonwealth, për shkak të dyshimeve për shkelje ligji për shpëlarje parash dhe ligjit për financimin e terrorizmit.
Banka Commonwealth, më e madhja në Australi, tashmë ndodhet në probleme pasi që javën e kaluar ka dalë në gjykatë për shkak të padisë së një agjencie financiare, që ka të bëjë për mos respektim serioz të sistemit të ligjit për 53.000 raste.