Rriten shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri

Ekonomi

Rriten shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 10:11
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë për shtatë mujorin e këtij viti janë rritur me rreth 30 për qind. Ky fakt është bërë i ditur nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, i cili e ka quajtur lajm të mirë rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Sipas të dhënave për shtatë muaj të këtij viti në Kosovë janë importuar mallra nga Shqipëri në vlen prej 82 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjte të vit të kaluar ishin 62 milionë euro. Ndërsa, eksporti i mallrave të Kosovës në Shqipëri për këtë periudhë ka arritur në rreth 27 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 19 milionë euro.

Minxhozi: Janë dyfishuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve

“Sot kemi një lajm të mirë nga statistikat e shkëmbimeve ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës, ka rritje, ka një rritje nga të dy anët e kufirit për të dy shtete, si për shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Krahasuar me vitin e kaluar, Kosova për 7 mujorin e parë të këtij viti ka eksportuar 30 përqind më tepër mallra. Në qoftë se në vitin 2016-të, Kosova ka eksportuar në Shqipëri 19 milionë e 500 mijë euro mallra, në fund të muajit korrik, në fund të shtatë mujorit ajo ka eksportuar 27 milionë e 800 mijë euro. Është një rritje prej 36 përqind, rritje shumë pozitive“, tha Minxhozi.

Ai po ashtu tha se edhe eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë rritur për 31 përiqnd.

Minxhozi: Eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë rritur për 31 %

“Gjithashtu rritje kanë pasur edhe eksportet e Shqipërisë në drejtim të Kosovës. Në qoftë se vitin e kaluar ka qenë të eksploruar 60 milionë euro, sot janë eksportuar 82 milionë e 500 mijë euro, e barabartë kjo me një rritje prej 31 përqind. Kjo situatë na bënë të jemi optimist që me trendin e shtatë mujorit brenda vitit 2017-të, ne do të kemi rritjen më të madhe të eksporteve dhe importeve midis dy shteteve tona“,tha Minxhozi.

Sipas tij, këto të dhëna tregojnë që shkëmbimet tregtare kanë filluar të rriten dhe kjo ka shumë rëndësi për të dyja vendet.

Minxhozi: Viti 2017-të rekord i tregtisë mes shqiptarëve

“Unë mendoj që institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë kanë bashkëpunuar më mirë ndër veti. Kjo është tepër, tepër e rëndësishme. Edhe kur janë shfaqur disa probleme të vogla, menjëherë janë ndërmarrë masa në institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës, janë bërë evidente. Kjo tregon që ne kur bashkëpunojmë më mirë arritjet janë më të mëdha. Unë mendoj që viti 2017-të, do të jetë rekord i shkëmbimeve midis Kosovës dhe Shqipërisë. Natyrisht kjo nuk na bënë të biem në vetëkënaqësi sepse mundësit janë shumë më tepër, por 200 milionë euro që janë rritur në vitin 2015-të, unë mendoj që ky limit do të kaloj më tepër, do të rritet gjatë viteve në vazhdim“, tha Minxhozi.

Minxhozi është ndalur edhe tek turizmi, ku ka thënë se këtë vit në Shqipëri ka një bum turistik.

Minxhozi: Turizmi shqiptar këtë vit kishte bum turistik

“Shifrat e turizmit janë inkurajuese për këtë vit, ka një bum turistik do të thosha, ka qytetarë të Kosovës por edhe qytetarë të diasporës që kanë familjet në Kosovë. E ilustroj këtë vetëm me një fakt, çdo ditë nga pika kufitare e Vërmicës në drejtim të plazheve të Shqipërisë udhëtojnë mbi 8 mijë vetura. Ndërsa vetëm gjatë muajit korrik, ka pasur 3 mijë e 200 autobus në drejtim të territorit të Shqipërisë. Ajo që na gëzon është fakti që është rritur shumë edhe fluksi i turistëve ditor”, tha Minxhozi.

Ai ka shtua se vetëm gjatë një dite kanë lëvizur nga Vërmica në drejtim e të Shqipërisë, në plazhet e Shëngjinit, Velipojë dhe Durrësit 8 mijë e 400 mjete, dhe po kaq janë kthyer në darkë në territorin e Kosovës.

Sipas tij, çdo ditë ka lëvizje rreth 35-40 mijë qytetarë të Kosovës që shkojnë në drejtim të Shqipërisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat