Ministria e Financave: Janë kryer pagesat për 25.179 komisionerët e KQZ-së

Ekonomi

Ministria e Financave: Janë kryer pagesat për 25.179 komisionerët e KQZ-së

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 11:08
Ilustrim

Ministria e Financave  ka kryer pagesën për  25.179 komisionerë, të cilët kanë punuar në zgjedhjet qendrore të 11 qershorit.

Kështu tha zëdhënësi i MF, Muharrem Shahini.

Ai tha se të gjitha pagesat konsiderohen të përfunduara, duke përjashtuar disa raste për shkak gabimeve në të dhëna.

“Ministria e Financave -Thesari tashmë ka proceduar për pagesë gjithsej 25.179 pagesa, sipas listave të dërguara nga KQZ, ku të gjitha pagesat konsiderohen të përfunduara duke përjashtuar rastet kur disa pagesa janë kthyer prapa për shkak të gabimeve në të dhëna (kryesisht llogaritë bankare), të cilat po korrigjohen nga KQZ sepse është përgjegjësi e tyre saktësimi dhe korrigjimi i listave të tilla. Dhe në momentin që do të na vinë të sakta të dhënat ne do t’i procedojmë për pagesë”, ka thënë Shahini.

Edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se para disa ditësh janë dorëzuar të gjitha listat në Ministrinë e Financave për procedimin e pagesave ndaj komisionarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat