Kreditë e buta, të përzgjedhurit duhet të ndjekin procedurat tek banka

Ekonomi

Kreditë e buta, të përzgjedhurit duhet të ndjekin procedurat tek banka

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 17:50
ilustrim

Personat të cilët e kanë emrin në listën e përfituesit të bashkisë së Tiranës për programin e kredisë së butë tashmë duhet të ndjekin procedurat e vlerësimeve dhe kritereve nga banka e përzgjedhur nga Bashkia, Raiffeisen Bank.

Drejtorja e përgjithshme për mbrojtjen dhe përfshirjen sociale në Bashkinë e Tiranës Anisa Ruseti tha se banka bënë vlerësimet e saj në lidhje me kriteret e përfitueseve.

Ruseti: E para është të ishin përfitues nga kriteret e vendosura nga bashkia Tiranë. Njerëzit që kanë përfituar i kanë përmbushur këto kritere dhe momenti i dytë është përzgjedhja tek bankat. Ne nuk kemi hyrë në kredi të tjera që mund të kenë personat që kanë aplikuar tek ne, por i jemi referuar vetëm çështjes së strehimit.  

Përfituesit duhet të zgjedhin banesat e tyre dhe të ndjekin politikat dhe vlerësimet e bankës ku do të përfitojnë kredinë sociale.

Ruseti: Që me vendimin, shuma ka qenë e lidhur me strukturën familjare. Një familje me 1 deri në 3 anëtarë kanë qenë përfitues të një gazionerje ose apartamenti 1 plus 1. Familje të ndryshme kanë masë të ndryshme përfitimi.

Sipas programit, Bashkia e Tiranës në këtë rast financon 80% të vlerës së shtëpisë.

Ruseti: Politikat e bankës ishin vazhdimisht të qarta që në të gjitha rastet duhet të financohet deri në 80 për qind e shumës së banesës, por jo 80% e shumës që ka miratuar bashkia Tiranë. Të gjithë ata që i drejtohen bankës pasi të kenë gjetur shtëpi, do të duhet të bëjnë llogaritjet me bankën për subvencionimit të 80% të bvlerës së apartamentit që ata kanë zgjedhur.

Në listën emerore të miratuar nga këshilli bashkiak janë 999 përfitues, për të gjithë këta persona dokumentacioni do të shqyrtohet nga banka nëse janë ose jo debitorë të këqij.

Bashkia e Tiranës beson se ky proces do të përmbyllet brenda 6 muajve dhe vetëm pas finalizimit të tij mund të hap thirrje për aplikime të reja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat