Oda e Afarizmit të Kosovës adresoi shqetësimet e biznesit te KEDS-i

Ekonomi

Oda e Afarizmit të Kosovës adresoi shqetësimet e biznesit te KEDS-i

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 15:37
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK)

Një delegacion i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), janë takuar sot me drejtorët e KEDS-it, të cilëve u kanë paraiqtur atyre shqetësimët që kanë bizneset me rrymën.

Delegacioni i kryesuar nga kryetari i bordit, Skender Krasniqi, nënkryetari, drejtorëve të KEDS Geurge Karagutoff dhe  Alper Erbas  u kanë treguar atyre për mungesën e rregullt të energjisë elektrike, ndërprerjet e shpeshta, mos investimet nga ana e KEDS-it,  në zonat ku afaron biznesi,  si dhe imponimi që investimet e bëra nga biznesi të bartën në pronësi të KEDS-it.

Gjatë takimit përfaqësuesit OAK-ut,  përmendën edhe raportin e Bankës Botërore, që Kosovën  e rangon të 124-tën për kyçje në energji elektrike.

 Përfaqësuesit OAK-ut, shprehën shqetësimet për investitorë që janë duke investuar dhjetëra miliona euro dhe po kanë probleme në kyçje në energji elektrik në kategorinë “A plus”, duke përmendur edhe raste specifike.

Andaj, lidhur me këtë përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, u bëjnë thirrje Institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe KEDS-it,  për një bashkëpunim më të afërt ndërmjet tyre, me qëllim të zgjidhjes së problemeve që kanë bizneset.

Nga ana tjetër, zyrtarët e KEDS-it,  shprehën gatishmëri që të ndërtojnë një frymë të re të bashkëpunimit, në mënyrë që do t’i jap zgjidhje të shpejt problemeve të natyrave të ndryshme që shkon në interes të bizneseve.

Në këtë takim përfaqësuesit e OEA dhe KEDS, u dakorduan që të organizojnë  takime informuese lidhur me “Draft metodologjinë për kyçje në rrjet energjetik”, si dokument me me interes për konsumatorët dhe vet KEDS-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat