Rreth 400 milionë euro u falën me ligjin për faljen e borxheve

Ekonomi

Rreth 400 milionë euro u falën me ligjin për faljen e borxheve

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 12:07
Ilustrim

(E plotësuar) - Ministria e Financave sot e shpallë të mbyllur afati për faljen e borxheve publike për personat juridik dhe fizik në Kosovë të akumuluara prej datës 31 dhjetor 2008.

Nga ligji për faljen e borxheve kanë përfituar rreth 600 mijë qytetarë. Ndërsa shuma totale e përfitimeve nga ky ligj është 400 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i zyrës për informim në ministrinë e Financave, Muharrem Shahini.

Shahini: Janë falur rreth 400 milionë euro

“Mendojmë se kemi pasur një sukses nga krejt kjo punë e institucioneve qeveritare dhe atyre ndërmarrjeve publike kemi afërsisht 600 mijë përfitues nga falja e borxheve. Shumica prej tyre, me përqindje mund të gabojmë po afër diku tek 80 -90 përqind janë ekonomi familjare amvisëri që kanë përfituar të tjerat janë biznese. Kemi në shumën total si mjetet buxhetore apo para që janë fal sillen rreth 400 milionë euro. Institucionet shtetërore edhe ndërmarrjet publike, velë të përmendet më së shumti kanë përfituar apo ka fal Administrata Tatimore, ku janë të përfshira bizneset po edhe ndonjë person fizik , juridik.”, tha Shahini.

Shahini ka thënë se nuk e di nëse do të ketë shtyrje të afatit për falje të borxheve pasi sipas tij ata që ishin të interesuar kanë përfituar.

Shahini: Nuk e dimë nëse do të këtë shtyrje të afatit

“Ne nuk mund të themi se do të shtyhet afati sepse ligji është me afat të vetin edhe skadon sot. Faktikisht është data 1 e cila i bie ditë pushimi por ligji skadon sot. Mendoj që gjithë qytetarët edhe bizneset e kanë pasur një afat kohorë prej 2 vitesh. Një preson apo biznes i cili nuk ka qenë i interesuar për të përfituar nga ligji për dy vjet nuk di sa do të jetë e arsyeshme për të përfitua ta zëmë edhe për 10 ditë, 1 muaj apo 1 vit tjetër. Ata të cilët kanë dashur dhe kanë qenë përfitues i kanë përfunduar sot”, tha Shahini.

Me ligjin për faljen e borxheve publike, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka trajtuar rreth 240 mijë përfitues potencial që nga kjo deri sot në afatin përfundimtarë kanë përfituar mbi 121 mijë konsumatorë. Këtë e ka bërë të ditur, Skender Bucolli, zëdhënës i KEK-ut, cipas së cilit ata kanë qenë më të ndikuari nga ligji për faljen e borxheve publike.

Bucolli: KEK ka fal 262 milionë euro

“Gjithsej Korporata Energjetike ka trajtuar afërsisht 240 mijë konsumator potencial të cilët kanë pasur të drejtë ligjërisht të falen me ligjin për faljen e borxheve publike për një periudhë deri në 2008-ën. Në qoftë se i kanë paguar gjatë kësaj periudhe. Nga ky numër ky numër kemi arritur që për këto dy etapa të lidhim kontrata me afërsisht pak mbi 120 mijë konsumatorë. Vlera totale e borxhit që ka qenë për t’u falur ka qenë 262 milionë euro. Ndërsa deri në përfundim të këtij afati janë mbledhur gjithsej 106 milionë euro, janë nënshkruar kontrata ose pak mbi 40 përqind. Përderisa nga vlera e parashikuar për t’u inkasuar në vlerë prej 96 milionëve deri më tani janë arrit marrëveshje prej 15.5 milionë euro“, tha Bucolli.

Ai ka shtuar se interesimi i qytetarëve sa i përket përfitimit nga ligji për faljen e borxheve publike nuk ka qenë në nivelin e kënaqshëm, pasi edhe në fazën e dytë  interesimi ka qenë më i mangët.

Ndërsa, Ismet Mulaj, drejtor ekzekutiv në Odën e Afarizmit të Kosovës ka thënë se do të ishte mirë që afati i ligji në fjalë të shtyhet deri në fund të vitit në mënyrë që t’u mundësohet bizneseve informacione për dobitë e ligjit.

“Natyrisht që do të ishte më shumë interes që ky afat të shtyhen deri më 31 dhjetor të këtij viti me qëllim që ende të bëhet informacion që biznesi të jetë me i informuar për dobitë që sjell falja e borxheve”, tha Mulaj, në një përgjigje përmes postës elektronike. 

Valentina Bytyqi, zëdhënëse e Administratës Tatimore të Kosovë, ka thënë për televizionin publik, se gjatë dy javëve të fundit është shtuar numri qytetarëve që kanë kërkuar falje të borxheve. Ajo tha se krahasuar me periudhën e parë, deri në vitin 2008, numri i aplikuarve për falje ka qenë dukshëm më i madh.

Kjo ka ndikuar pasi nuk është ditë, nëse Qeveria e Kosovës do të merr vendim tjetër për shtyrjen e afatit të faljes së borxhit publik.

"Janë falur 216 milionë euro borxhe, ku për vitet 2015 dhe 2016 u inkasuan 24.2 milionë euro. Vetëm në vitin 2017 nga Ligji për Faljen e Borxheve kanë përfituar 2.539 tatimpagues, ndërsa janë arkëtuar 3.2 milionë euro. Kemi arritur që t’i pastrojmë listat afërsisht 20 milionë euro. Për këtë vit planifikohen që të inkasohen edhe 10 milionë euro", ka thënë Bytyqi.

Përfundon falja e borxheve, u falën mbi 350 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), sot e shpallë të mbyllur afati për faljen e borxheve publike për personat juridikë dhe fizikë në Kosovë të akumuluara prej datës 31 dhjetor 2008.

Zyrtarët e ATK-së u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë edhe ditën e sotme, për të aplikuar për faljen e borxhit, pasi nga dita e nesërme nisin procedura të tjera.

Zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyqi ka thënë në emision e mëngjesit në RTK, ajo tha se procesi i faljeve të borxheve ka qenë relativisht i kënaqshëm, ku janë falur qindra miliona uro, gjatë dy periudha kohore të caktuara te ligj.

“Falja e borxheve është bërë në dy periudha. E pra ka qenë deri në vitin 2008, ndërkaq periudha tjetër prej 2009 deri më 2014, ndërsa si aksion për faljen e borxheve përfundon sot në ora 14:00”, deklaroi Bytyqi.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë borxhe, që t’ia mësyjnë sporteleve të ATK-së për ta shfrytëzuar edhe mundësinë e fundit.

Pas kësaj ajo tha se ligji parashikon edhe ndaljen e interesit, transmeton RTKlive.

Bytyqi tha se gjatë dy javëve të fundit është shtuar numri qytetarëve që kanë kërkuar falje të borxheve. Por ajo tha se krahasuar me periudhën e parë, deri në vitin 2008, numri i aplikuesve për falje ka qenë dukshëm më i madh. Kjo ka ndikuar pasi nuk është ditë, nëse Qeveria e Kosovës do të merr vendim tjetër për shtyrjen e afatit të faljes së borxhit publik.

“Janë falur 216 milionë euro borxhe, ku për vitet 2015 dhe 2016 u inkasuan 24.2 milionë euro. Vetëm në vitin 2017 nga Ligji për Faljen e Borxheve kanë përfituar 2.539 tatimpagues, ndërsa janë arkëtuar 3.2 milionë euro. Kemi arritur që t’i pastrojmë listat afërsisht 20 milionë euro. Për këtë vit planifikohen që të inkasohen edhe 10 milionë euro”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, deri në fillim të këtij muaji, janë falur më shumë se 350 milionë euro borxhe, ndërsa janë afër 600 mijë raste të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe nga ndërmarrjet publike.

Ndryshe, sipas statistikave që janë dhënë më herët, vetëm në Korporatën Energjetike të Kosovës me Ligjin për Faljen e Borxheve janë trajtuar 238,682 përfitues potencialë, ku deri më tani kanë përfituar 121,897 konsumatorë. Shuma e borxheve të falura është rreth 40 për qind e gjithë borxhit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat