Rriten çmimet për Kurban Bajram

Ekonomi

Rriten çmimet për Kurban Bajram

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Tregu i Gjelbër në Prishtinë u mbipopulluar nga qytetarë të shumtë që po bënin blerjet për festën e Kurban Bajramit.

Mirëpo, qytetarët po ankohen për ngitje të çmimeve të këtyre produkteve e që, sipas tyre, ndodh secilën herë kur ka festa.

Përveç çmimeve të larta, një tjetër problematikë shqetësuese për qytetarët ishte dhe lëvizja pa kriter e makinave në mes të këtij tregu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat