Subvencionet në bujqësi, fermerët ankohen për vonesa

Ekonomi

Subvencionet në bujqësi, fermerët ankohen për vonesa

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Ndonëse subvencionet shihen si masa stimuluese për bujqit, fermerët ankohen se nuk po i marrin me kohë këto mjete. Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur, se tashmë janë kryer 90 për qind e pagesave direkte dhe se ka mbet një numër i vogël pa u kryer. Sipas kësaj ministrie, pjesa e mbetur ka pasur probleme në dokumentacionet e aplikimit.

Hysni Krasniqi, bujk, i cila ka afër 22 hektarë tokë të punueshme dhe për të cilat ka aplikuar për subvencione në mars të këtij viti, ende nuk është vizituar asnjëherë nga ekipet inspektuese të Ministrisë së Bujqësisë.

Ai tha se nuk ka pasur probleme në dokumentacion. Krasniqi tha se këto subvencione nuk mbulojnë as 10 për qind të shpenzimeve dhe se vonesat po shkaktohen nga neglizhenca e inspektuesve në teren.

“I kam afër 22 hektarë, ende nuk kanë ardhur t’i kontrollojnë sipërfaqet e mbjella dhe nuk kemi marrë subvencione. Me subvencione të vonuara nuk ka përparim në bujqësi. Vonesat po shkaktohen nga neglizhenca e inspektorëve që dalin në teren t’i inspektojnë të mbjellat”, tha Krasniqi.

Divizioni për Informim në Ministrin e Bujqësisë, në një përgjigje me shkrim, i ka thanë Radio Kosovës se tashmë pagesat direkte për sipërfaqet me grurë janë kryer për 90 për qind të aplikuesve. Mirëpo, ka mbet edhe një numër i vogël, që për shkak të gabimeve në dokumentacion nuk i kanë marrë subvencionet. E për të cilat, Ministria e Bujqësisë thotë se do të përfundojnë deri me 20 dhjetor të këtij viti, raporton Radio Kosova.

150 euro për hektar të mbjella me grurë dhe 300 euro për sipërfaqe me perime-kulturë, janë shumat që ndanë ministria për bujqit.

Subvencione këto që, sipas ministrisë në fjalë, kanë shtyrë bujqit të merren me shumë me punimin e tokave. E që në përqindje nga viti kur kanë filluar të ndahen subvencionet rritja është 20 për qind, në sipërfaqe të përgjithshme.

Sivjet, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për të gjithë sektorët Ministria e Bujqësisë ka paraparë gjithsej 25 milionë euro. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat