Fehmi Mehmeti caktohet ushtrues detyre i Guvernatorit

Ekonomi

Fehmi Mehmeti caktohet ushtrues detyre i Guvernatorit

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 18:53
BQK

Bordi i BQK'së, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka vendosur që Fehmi Mehmeti të jetë ushtrues detyre i Guvernatorit, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës që u emërua Ministër i Financave në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka diskutuar çështjen e plotësimit të pozitës së Guvernatorit. Bordi pasi ka analizuar situatën e krijuar pas dorëheqjes së Guvernatorit Hamza, mori vendim duke e caktuar  z. Fehmi Mehmeti, për Ushtrues detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të Ri. Qe nga viti 2014, z.Mehmeti , ka ushtruar pozitën e Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e BQK’së për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat