Kategorizimi i pagës minimale diskriminon punëtorët

Ekonomi

Kategorizimi i pagës minimale diskriminon punëtorët

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Kategorizimi i pagës minimale konsiderohet si vendim diskriminues për punëtorët në Kosovë. Për bizneset do të ishte e përballueshme paga minimale 220 euro. Lidhur me këtë temë, Lëvizja FOL ka organizuar diskutimin e hapur për pagën minimale dhe efektet e saj në punësim.

Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL tha se paga minimale është një ndër çështjet më senzitive në vendimmarrje dhe nuk është vetëm politikë e shtetit për të ndërhyrë në tregun e punës, por është edhe çështje morale për të siguruar që nuk ka eksploatim të punëtorëve.

“Vendimi i marr në vitin 2011 për pagë minimale ka qenë vendim ad-hoc, ku nuk ka pasur diskutim publik që do të përfshinin akademinë, sindikatat dhe bizneset. Formulat për përcaktim të pagës minimale nuk janë shpjeguar dhe arsyetuar, kurse paga minimale e ndarë në bazë të moshës nuk ka ndonjë bazë ligjore dhe logjike dhe si e tillë është diskriminuese. Në nivel akademik nuk mbështetet rritja e pagës minimale mbi nivelin e ekuilibrit pasi do të ketë ndikim negativ në punësim”, tha Zulfaj.

Besniki Bislimi, profesor i lëndës Ekonomiksi i tregut të punës, tha se paga minimale në vendet normale, nuk konsiderohet si instrument për luftimin e varfërisë.

“Shembull është Amerika ku vetëm 4% janë të afektuar nga paga minimale, dhe zakonisht janë studentë/e, e që jo doemos janë pjesë e shtresave të varfra. Më mirë kishte me qenë subvencioni i pagave, se sa pagat minimale si instrumente të politikave. Sindikatat nuk duhet të jenë pjesë të diskutimeve për pagë minimale, pasi që kanë konflikt interesi”, tha Bislimi.

Ai ka shtuar se anëtarët e sindikatave zakonisht marrin paga më të larta se paga minimale dhe nuk janë të prekur nga ajo.

Ndërkaq Alejtin Berisha, ndërmarrës, tha se nuk ka vend në botë që biznesi kërkon rritje të pagës minimale, për shkak se biznesi nuk duhet të besojë që dikush tjetër t’ia rregullojë pagën.

“Sindikatat kanë konflikt interesi në përcaktim të pagës minimale. “Një ngritje e pagës minimale do të kishte ndikim negativ për studentët/et për të i ndërprerë studimet. Tani për tani kjo nuk është çështja”, tha Berisha.

Kurse Haxhi Arifi nga BSPK tha se në Këshillin Ekonomiko-Social (KES) ka pasur diskutime të shumta rreth pagës minimale, dhe në fund është nxjerrë një pagë minimale e kategorizuar, por ka qenë diskriminuese për punëtorët.

“Ky vendim është marrë me konsensus. Qeveria ka vendosur jashtë asaj se çfarë është arritur si konsensus dhe kanë marrë vendim që është diskriminim ndaj moshës së re. Ne si BSPK kemi kërkuar se bazë të jetë 60 % e pagës mesatare të merret si pagë minimale”, ka thënë Arifi.

Lumnije Hashani nga Oda Ekonomike e Kosovës, tha se kategorizimi i pagës minimale nuk përkrahet as nga Oda Ekonomike e Kosovës për arsye se është vendim diskriminues.

“KES-i ka rol këshillues dhe Qeveria është ajo që i merr vendimet. Nëse i marrim parasysh kriteret e vendosura ligjore për bazë, atëherë paga minimale ishte dashur të pësojë rritje çdo vit, por kjo nuk ndodh”, tha Hashani.

Sipas saj në bazë të një hulumtimi të bërë nga Oda Ekonomike e Kosovës me rreth 500 biznese, 80% prej tyre kanë pohuar që duhet të hiqet kategorizimi i pagës minimale andaj duhet të hiqet, 85% kanë thënë që patjetër duhet të jetë paga minimale.

Ndërsa shumica kanë thënë që 220 euro do të ishte e përballueshme për bizneset si pagë minimal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat